• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tramezzani merr Lenjanin te Sioni

by A R
26/07/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ermir Lenjani do të jetë sërish pjesë e futbollit zviceran. Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit ka gjetur akordin me skuadrën e Sionit.

“Panorama Sport” ka mësuar se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është zyrtarizuar gjithçka. Tratativat me lojtarin kuqezi kishin nisur prej ditësh dhe dje është arritur akordi që Lenjani të jetë lojtari më i ri që do t’i shtohet Tramexanit në stërvitje.

KONTRATA
cc
Gazeta ka zbuluar se shqiptari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Paraprakisht, mësohet se paga e shqiptarit do të jetë afro 350 mijë euro në sezon. Ermir Lenjani, me eksperiencën që ka, jo vetëm në arenën europiane, por edhe me Kombëtaren, ka bindur Tramexanin që në ditët e para kur ka marrë drejtimin e Sionit.

Ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare e ka zbuluar mesfushorin për ta marrë në radhët e Shqipërisë disa vite më parë dhe tashmë, që do të jetë në krye të ekipit zviceran, e do shqiptarin si element të shtuar për të arritur objektivat. Lenjani ka mbyllur kontratën e tij me Renen në fund të sezonit që lamë pas, ku drejtuesit e skuadrës e kanë bllokuar atë për një vit, duke mos e lejuar të luante, por as të transferohej në një tjetër skuadër.
lenjaniiiii

Futbollisti kuqezi do të jetë një përforcim i shtuar për Tramexanin, duke qenë se është lojtar anësor që mund të bëjë edhe rolin e mbrojtësit të majtë, por edhe të mesfushorit.

Gjatë këtyre ditëve, pritet që klubi zviceran të bëjë edhe zyrtarizimin dhe prezantimin e tij si lojtarin më të ri. Sioni do të jetë skuadër që do të marrë pjesë edhe në Europa Ligë, ndaj edhe për vetë mesfushorin e Kombëtares do të jetë një mundësi e mirë për të treguar vlerat e tij si futbollist.

Tramexani e njeh mirë futbollistin shqiptar dhe mënyrën e tij të lojës, ndaj pritet që shqiptari të ambientohet shpejt me skemat e trajnerit italian./panoramasport/

Next Post
Irinej paralajmëron Vuçiçin për Kosovën: Çfarë dhurohet, humbet përgjithmonë

Irinej paralajmëron Vuçiçin për Kosovën: Çfarë dhurohet, humbet përgjithmonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In