• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tramexani hedh kandidaturën: Dua të provoj rolin e trajnerit

by Java News
15/12/2016 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E njohin të gjithë si krahu i djathtë i Xhani De Biazit, por kush është pranë stafit të kombëtares shqiptare të futbollit, e di mirë që Paolo Tramexani ka po aq merita sa trajneri i përfaqësueses për sukseset e viteve të fundit të Shqipërisë. Vetë Tramexani, ndonëse i emëruar nga FSHF edhe si Drejtor Teknik i të gjithë ekipeve kombëtare, ka kuptuar se është gati për hapin e madh në karrierën e tij dhe në të ardhmen dëshiron të bëhet trajner.

de biazi tramexani bushi

“Unë jam mirë, e them sinqerisht, me Xhanin që më dha këtë mundësi. Kam një raport të shkëlqyer me të dhe më dha mundësinë që të jetoja këtë eksperiencë të bukur në vitet e fundit. Njëkohësisht, mendoj se një ditë do të dua edhe unë të filloj eksperiencën e trajnerit të skuadrave edhe falë asaj që kam mësuar në këtë periudhë të fundit. Në të ardhmen ndjej që mund ta provoj këtë eksperiencë”, tha Tramexani për emisionin radiofonik “InterLine”.

Nuk është çudi që kjo eksperiencë të fillojë pikërisht me drejtimin e Shqipërisë, ku kohët e fundit ai është kthyer në rolin e “të plotfuqishmit” në radhët e kombëtareve të moshave. Ai ka emëruar stafet teknike të përfaqësueseve të U-15, U-19 dhe U-21, ndërsa aktualisht po monitoron me ta të gjithë të rinjtë shqiptarë, i orientuar drejt të ardhmes.

Edhe në intervistën e dhënë sot, ai foli për një projekt që duhej vazhduar pas kualifikimit në Europian, i cili për të duhej të ishte vetëm fillimi. “Projekti duhet të vazhdojë, sidomos pasi arritëm Europianin dhe u paraqitëm mirë në nivel ndërkombëtar. Ishim të ndërgjegjshëm për vështirësitë e grupit të Botërorit me Spanjën e Italinë, por ekziston dëshira që të përmirësohemi, të ëndërrojmë, të tregojmë që kjo Kombëtare mund të ketë një të ardhme.

De Biazi Tramexani

Klasifikimi në këto momente na sheh mbrapa, kemi humbur një ndeshje të rëndësishme në shtëpi me Izraelin dhe tani kemi ndeshjen e radhës me Italinë. E rëndësishme është të qëndrojmë sa më afër grupit të skuadrave që kemi para e pse jo, të mundohemi të rikuperojmë pikë “, tha Tramexani i cili është i ndërgjegjshëm që gjithçka ka filluar nga zero pas Europianit.

“U gëzuam nga Europiani, ishte një punë e vështirë e filluar 5 vite më parë. Por ekziston ndërgjegjësimi se ajo që kemi bërë i përket të kaluarës, është më e vështirë të rrish në nivele të tilla, jemi të ndërgjegjshëm që duhet të vazhdojmë të mundohemi të përmirësohemi”, vijoi ai.

bushi bogdani tramexani

Në fund, i pyetur rreth futbollistëve të rinj shqiptarë, Tramexani vlerësoi Strakoshën, ndërsa kishte edhe një mesazh për Rei Manajn.

“Unë jam i bindur që Rei është një lojtar për Serinë A, që mund të paraqitet mirë në këtë kampionat dhe këtë kategori. Duhet të merrni në konsideratë moshën e tij, është në një fazë ku siç u ndodh të gjithëve, duhet të rritet, duhet të tregojë që ka karakter para vështirësive. Ai ka karakter dhe mendoj se do të dalë nga ky moment në të cilin luan më pak”, tha Tramexani.

ma.me

Next Post
TOP STORY/ Vlahutin: Venecia tha “ok”; Vettingu nuk negociohet!

TOP STORY/ Vlahutin: Venecia tha “ok”; Vettingu nuk negociohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë me tensione para Kryeministrisë, momenti kur një qytetar thërret “Allahu Ekber” përballë efektivëve të policisë

Protestë me tensione para Kryeministrisë, momenti kur një qytetar thërret “Allahu Ekber” përballë efektivëve të policisë

October 24, 2026
Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

October 24, 2026
Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

October 24, 2026
Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

October 24, 2026
Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

October 24, 2026
Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

October 24, 2026
Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

October 24, 2026
Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

October 24, 2026
Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In