• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajtimi special i Berishës nga drejtësia e re

by Mero Baze
05/12/2023 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një debat politik dhe një debat juridik, mbi mospërfilljen që Berisha po demonstron ndaj vendimit të Gjykatës për të mos respektuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Debati politik I nxitur nga Berisha është se ai ka interpretimin e tij për vendimin dhe nuk e pranon, çka është një përpjekje për ta kthyer në betejë politike një vendim gjykate.

Debati juridik ka të bëj me faktin se a duhet Gjykatat të mbrojnë vendimet e tyre pasi dikush refuzon ti zbatoj ato.

Rasti I Sali Berishës, pasi janë konsumuar të gjitha afatet për zbatim vendimi, tregon se në Shqipëri po instalohen dy standarde të zbatimit të ligjit. Fjala vjen Ilir Beqaj ish Ministër Shëndetësie, I cili po hetohet për procedurat e një PPP, ka detyrim paraqitje të shkoj çdo të premte në Gjykatë. Dhe ai çdo të premte shkon në Gjykatë firmos dhe ikën. Rreth 20 gazetarë e presin tek dera dhe e pyesin se çfarë bëri ato 4 minuta që hyri brenda dhe ai ua shpjegon.

Për Sali Berishën as pyetje nuk bëjnë më, pasi u duket normale që ai nuk ka pse zbaton ligjin dhe vendimin e Gjykatës. Ja ka arritur ditës ti bind të gjithë, se ai nuk është si të tjerët dhe nuk mund të zbatoj ligje dhe vendime gjykatash që nuk i pëlqejnë.

Në orarin që ai duhet të ishte në gjykatë, ai ishte duke ndezur karriget e Kuvendit me Flamur Nokën, dhe duke dhënë intervista në Facebook-un e tij.

Këto dy shembuj tregojnë njëkohësisht dy standardet e përballjes me ligjin të dy zyrtarëve të lart, por nga ana tjetër dhe dy standardet që lejojnë drejtësia për masat e sigurisë që lëshon vet.

Natyrisht nuk kam ndërmend ti jap receta Gjykatës se si të mbroj vendimet e veta pasi për sot ka një Kod të Procedurës penale, që I përcakton fare qartë. Në rast refuzimi të kësaj mase, merret një masë më shtrënguese, që i bie të jetë arrest shtëpie, ose leje nga Kuvendi për ta shoqëruar me policë.

Problemi është se injorimi I këtyre procedurave për Sali Berishën, shoqëruar dhe me zbutjen e masës së sigurisë për dhëndrin e vet, që është I vetmi vendim që Gjykata nuk “noterizon” kërkesën e SPAK, krijon perceptimin e zbythjes së drejtësisë përballë Berishës.

Nuk është se kam ndonjë dëshirë që Berisha të shkoj doemos në burg apo dhëndëri I tij doemos në qeli. Nuk jam as partizan i atyre që thonë se Berisha i bën këto, që ta fusin në burg dhe të bëhet hero. Por berishët nuk mund të kenë trajtim special nga ligji.

Vendimi për detyrim paraqitje për Sali Berishën tani është kthyer në vendim për paraqitje sipas dëshirës, dhe në të vërtet ka bërë qesharake gjithë procedurën e SPAK dhe vendimin publik se ai është nën hetim .

Deri tani ky vendim ka shërbyer vetëm për të ndihmuar Berishën të premtoj revolucion, dhe për të djegur në Kuvend, herë karriget e rivalëve,  e herë tavolinën e Lulzim Bashës.

Ah po! Edhe për të bërë Argitën Kryetare të partisë. Po këto do ti bënte dhe pa bërë sikur po e hetonin.

Next Post
VIDEO/ Ndizen dritat e pemës në sheshin “Skënderbej”, Tirana u jep mirëseardhjen festave. Veliaj: Mirësi, mbarësi e dashuri për gjithë!

VIDEO/ Ndizen dritat e pemës në sheshin “Skënderbej”, Tirana u jep mirëseardhjen festave. Veliaj: Mirësi, mbarësi e dashuri për gjithë!

Comments 1

  1. Janullatos gjeneral i spiunazhit Grek plus Belerin spiun të grekut plus dhjakun e dhjerë me mut kryeagjentin Vangjelis Dulis plus ambasadoren greke që është shëndoshur nganqë s’ka punë plus Mitsotakisin e që duan VORIO EPIRIN says:
    2 years ago

    Eh SPAK, SPAK,
    ju rrahu Berisha,
    me shkop e dajak,
    dhe po ja rruani,
    çdo ditë e çdo natë,
    keni inat,
    apo nuk keni inat,
    prandaj pirdhu o SPAK,
    e mo ma çani më bythën,
    me pordhë me dajak……

    Reply

Leave a Reply to Janullatos gjeneral i spiunazhit Grek plus Belerin spiun të grekut plus dhjakun e dhjerë me mut kryeagjentin Vangjelis Dulis plus ambasadoren greke që është shëndoshur nganqë s’ka punë plus Mitsotakisin e që duan VORIO EPIRIN Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com