Fernando Santos nuk i frikësohet Francës.Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka thënë se ata nuk gjenden rastësisht në finale të Euro 2016 dhe se nuk ia kanë frikën Francës.
“Nuk kemi ardhur rastësisht në finale të Kampionatit Evropian. Nuk i frikësohemi askujt”, ka deklaruar Santos.Portugalia dhe Franca do të përballen në finale të Euro 2016 të dielën me 10 korrik, citohet “Express”. (b.an)