• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajneri, Partizani në bisedime me Fabrizio Ravanellin

by Aalison Pearse Stevens
02/06/2016 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani synon një tjetër italian për t’i besuar drejtimin e skuadrës dhe këtë herë është një emër i njohur, të paktën si futbollist. Panorama Sport shkruan se Fabrizio Ravanelli është emri i bujshëm që ka nisur të qarkullojë dy ditët e fundit te skuadra e Partizanit, ai alternativë për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm.

Burime të besueshme pranë klubit të kuq kanë konfirmuar për gazetën se një nga zyrtarët e emëruar rishtas në klub ka telefonuar trajnerin e njohur italian dhe i ka ofruar drejtimin e 15-të herë kampionëve të vendit. Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, Lazios dhe Perugias prej tre vitesh nuk është në krye të asnjë skuadre dhe nuk mohohet mundësia që të nisë një aventurë në vendin tonë dhe për më tepër te skuadra e kuqe.

Gjithsesi, duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për tratativa konkrete pasi mes palëve nuk ka pasur asnjë bisedë, por thjesht një komunikim telefonik për të lënë gjithçka të hapur në ditët në vijim. Të njëjta burime konfirmojnë se ideja për të drejtuar një klub në Shqipëri e ka joshur jo pak Ravanelin, i cili nuk ka kthyer një përgjigje direkte, por ka kërkuar më parë që të marrë informacione në lidhje me skuadrën.

Përgjigjja

Pavarësisht ftesës që i është bërë trajnerit të njohur, ai nuk ka kthyer një përgjigje, madje nuk ka lënë një afat se kur mund ta bëjë një gjë të tillë. Gjithsesi, nga kampi i kuq nuk dihet se kur mund të ketë një tjetër bisedë me Ravanelin për ta pyetur në lidhje me vendimin që ka marrë. Skuadra e fundit që italiani ka drejtuar ka qenë Ajacio në kampionatin francez në vitin 2013, por nuk ka qëndruar shumë në stolin e këtij ekipit. Më herët ai ka drejtuar edhe ekipet e të rinjve te skuadra e Juventusit. Sa i takon karrierës si futbollist, Ravaneli është një nga emrat e njohur në Seria A dhe në vitin 1996 ka arritur të fitojë edhe Champions League me skuadrën e Juventusit. Por, gjithashtu ka arritur të fitojë edhe titullin kampion me bardhezinjtë, Kupën UEFA, Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë. Ndërkohë që për katër vite ka qenë edhe pjesë e ekipit kombëtar italian.

Agostineli pret një përgjigje nga klubi

Në një pozitë aspak të mirë është edhe trajneri që drejtoi Partizanin në gjysmën e dytë të kampionatit, Andrea Agostineli. Italiani është pothuajse i larguar nga të kuqtë, megjithatë askush nga klubi nuk e konfirmon një gjë të tillë. Vetë tekniku i kontaktuar pak kohë më parë nga “Panorama Sport” ka deklaruar se pret një përgjigje nga klubi për të ardhmen e tij. Mësohet se drejtuesit i kanë përgjysmuar rrogën dhe ai sërish ka pranuar të vazhdojë punën me skuadrën. Ky është një plus për trajnerin italian, por jo vendimtar. Fakti që drejtuesit e kuq kanë nisur të kontaktojnë trajnerë të tjerë të huaj tregon se Agostineli nuk është një alternativë. Gjithsesi, ai është një rezervë dhe nëse të gjitha pistat bien, atëherë gjasat që të vazhdojë në krye të skuadrës shtohen.

Armand Halili/P.Sport/d.i.

Next Post

Miratohet ligji ‘për sinjalizuesit’, adreson luftën kundër korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In