• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet ligji ‘për sinjalizuesit’, adreson luftën kundër korrupsionit

by A R
02/06/2016 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi miratoi të enjten me 74 vota pro dhe 1 abstenim projektligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, që synon të adresojë drejtpërdrejt luftën kundër korrupsionit.

Ky ligj, që do te nisë nga zbatimi më 1 tetor, parashikohet të jetë një instrument efikas jo vetëm në parandalimin, por dhe ndëshkimin e korrupsionit në sektorin publik.

Gjatë seancës së sotme, që u zhvillua pa praninë e opozitës, deputetët miratuan me 76 vota ndryshimet në ligjin “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420 000 sdr-sh, që FMN i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF)”. Objektiv i këtij drafti është dhënia e formës së duhur ligjore ndryshimit të termave të kredisë së mësipërme të akorduar nga FMN, në mënyrë që pala shqiptare të jetë në gjendje të përfitojë nga ndryshimi i tarifave të përmirësuara.

Kuvendi miratoi me 75 vota ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, që synon forcimin e disiplinës financiare përmes vendosjes së parimeve fiskale.
Me 74 vota kaloi ratifikimi i dokumentit të ndryshimit të marrëveshjes së huasë, ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes, ndërsa ratifikimi i marrëveshjes me CEFTA-n u miratua me 75 vota.

Seanca e sotme miratoi dhe pr/ligjet e mbartura nga seanca parardhëse. Me 75 vota kaloi shpallja e moratoriumit të gjuetisë, si dhe dy ligje qe lidhen me ceshtjet e pronesise, ai “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, si dhe një ndryshim në ligjin “Për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”.

Ceshtja e fundit e miratuar nga seanca e sotme ishte ratifikimi i marrëveshjes ndryshuese për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 milion eurosh. (javanews.al / r.a)

Next Post

Elvis Rroshi replikon me Blushin: Je gramafon i Saliut, unë nuk vjedh vota si ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In