• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajneri Lerda: Unë besoj te Partizani është një kampionat i vështirë

by Java News
02/11/2019 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franco Lerda, trajneri i Partizanit, para ndeshjes me Luftëtarin ka dalë para mediave dhe ka folur për çështje të ndryshme.

Mes tyre ai foli edhe për lëvizjet e fundit në staf dhe kërkoi përqendrim nga skuadra e tij për ndeshjen e radhës me Luftëtarin.

Gjendja e skuadrës dhe ndryshimet që ndodhën këtë javë?

Lerda: Këtë javë kemi punuar qetësisht. Ndryshimet që ndodhën nga klubi u pritën mirë nga të gjithë dhe puna vazhdon qetësisht.

Puna me Kalarin?

Lerda: Me Kalarin kam një bashkëpunim të mirë, pasi kemi bashkëpunuar edhe me parë, për lojtarët që luajnë në Partizanin B. Kalari është një djalë inteligjent dhe njeh mirë Partizanin, do të jetë një ndihmë e madhe për mua. Do të jetë bashkëpunëtori im që do të më japë një ndihmë të madhe, pasi njeh skuadrën dhe ambientin. Mendoj që do të shkojmë mjaft mirë bashkë.

Largimi i Mehmetin, versioni juaj?

Lerda: Largimi i Mehmeti siç e thashë më parë, ishte një zgjedhje e drejtuesve të klubit. Ishte zgjedhja më e mirë për Partizanin dhe të mirën e ekipit.

Mediat fajtore për klimën jo të mirë?

Lerda: Nuk mendoj se janë mediat. Unë nuk i ndjek mediat. Informacionet e mia vijnë vetëm nga presidenti, drejtori dhe pjestarë të klubit. Nuk kondicionohemi nga mediat. Jemi të fokusuar brenda skuadrës dhe nuk mendojmë çfarë flitet jashtë familjes.

Ndeshja me Luftëtarin dhe çfarë prisni?

Lerda: Pres një paraqitje të mirë, siç bëmë me Kukësin. Me pak fat më shumë, me më shumë kualitet në disa momente të lojës. Rruga është e duhura, jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Mendoj të vazhdojmë me këtë ecuri. Në ndeshjen e parë me Luftëtarin shënuam vetëm një gol. Kishim raste, por ishim të pasaktë para porte. Po punojmë të përmirësohemi në sulm, pasi na ka penalizuar pak. Krijojmë raste, bëjmë lojë, por gabojmë në finalizim ose në pasimin e fundit. Duhet t’i zgjidhim ndeshjet sa më shpejt.

Ndryshime në formacion?

Lerda: Të gjithë kanë pasur mundësi të luajnë. Kemi pasur probleme me Telushin, Solomon,Koten. Kjo ka bërë që të luajnë lojtarë të tjerë. Solomon dhe Kote nuk do të jenë sërish, është rikthyer Telushi për ndeshjen me Luftëtarin.

Skuadra më e fortë?

Lerda: Unë besoj te skuadra. Ndeshja me Kukësin më shtoj besimin dhe më bëri krenar. Nëse do të vazhdojmë kështu mendoj se mund të bëjmë mirë. Nuk anashkalojmë skuadra si Kukësi dhe Tirana, ashtu si dhe Bylisin. Është një kampionat i vështirë.

Rivali më i fortë?

Lerda: Të gjitha ekipet i vlerësoj maksimalisht, nuk i druhem asnjë kundërshtari. Siç e thashë, tre skuadrat më lart janë të forta. Bylisi është një surprizë, nuk e di nëse do të vazhdojnë kështu deri në fund.

Kalendar i favorshëm?

Lerda: I shohim ndeshjet një e nga një. Çdo gjë hap pas hapi. Kjo është metoda ime e punës. Kalendari nuk të jep pikë, t’i jep fusha, ndeshjet. Të shohim çfarë ndodh nesër, më pas shohim ndeshjen tjetër. Duhet të jemi të përqëndruar maksimalishte edhe nesër ndaj Luftëtarit, pasi kur luhet ndaj Kukësit apo Tiranës, përqëndrimi vjen vetvetiu.

Kampionat me 10 ekipe?

Lerda: Është skemë e vështirë, pasi kundërshtarët të njohin mirë, Janë katër ndeshje që do të duhet të përballesh me çdo ekip, për mua kjo gjë është diçka e re.

Next Post
75-vjetori i çlirimit, Bashkia e Tiranës rikthen heronjtë që sollën lirinë në bulevardin e tyre

75-vjetori i çlirimit, Bashkia e Tiranës rikthen heronjtë që sollën lirinë në bulevardin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In