• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

by A R
18/03/2026 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, janë konfirmuar identitetet e viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi në një kantier ndërtimi në Vjenë, pas rrëzimit të skelave.

Policia e Vjenës ka dhënë një deklaratë për Klankosova.tv, ku ka konfirmuar se 3 prej viktimave janë shqiptarë nga Kosova.

“Tre punëtorë të ndërtimit janë identifikuar si shtetas të Kosovës,” deklaroi zëdhënësi Phillip Hasslinger. Ai shtoi se arsyet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

Viktimat janë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasada e Kosovës në Austri ka reaguar pas ngjarjes duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke premtuar se do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me rastin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, duke ndarë dhimbjen me ta në këtë moment të rëndë.

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe.”, shkruan Kurti.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Vjenë, me qëllim ofrimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Reagime të shumta ka patur edhe nga të tjera figura politike në Kosovë, si Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një pallati të vjetër në Alsergrund të Vjenës.

Next Post
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

"Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme", GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com