• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Trajneri i Vitit”, De Biasi aktualisht i treti në votim

by A R
28/11/2015 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një tjetër artikul Giani de Biasit që është në garë për cmimin “Trajneri i Vitit” në “Gazzeta Awards”, cmimet e të përditshmes sportive më prestigjioze në Itali dhe një ndër më të mëdhatë e Europës. “Shqipëria mes më të mëdhenjve të kontinentit, De Biasi mes trajnerëve më të mirë”. Kështu e titullon reportazhin në fjalë “Gazzeta Dello Sport” ku shpjegon edhe përzgjedhjen e De Biasit si një ndër kandidatët për cmimin e “Trajnerit të Vitit” që i dedikohet kualifikimit të kuqezinjive në Euro 2016, dicka që u përjetua si një përrallë e bërë realitet në Shqipëri. Përtej përshkrimit të entuziazmit me të cilin u përjetua kjo arritje në vendin tonë “Gazzetta” zbulon edhe një prapaskenë interesante ndërsa shpjegon se De Biasi u bë trajner i Shqipërisë thuajse rastësisht, një menaxher e lidhi në kontakt me drejtuesit e FSHF por ai nuk ishte i bindur në atë kohë pasi dëshironte rikthimin në Serinë A, pas dështimit në Udine.

Gjithsesi zgjedhja për të marrë drejtimin e Shqipërisë rezultoi ajo e duhura pasi u kurorëzua me arritjen e kualifikimit për ta bërë 2015 një vit magjik për të dhe tifozët shqiptarë. Çmimi “Trajneri i Vitit” për të cilin garon De Biasi jepet në bazë të një sondazhi ku mund të marrë pjesë lirisht kushdo në faqen e “Gazzetta Dello Sport”, votimi ka filluar në fakt prej dy ditësh dhe duket se rivaliteti është i madh, pasi në vendin e parë për momentin ndodhet trajneri i Napolit, Maurizio Sarri me 18% të votave, pas tij vjen trajneri i Dinamo Sassarit në volejboll, Romeo Saccheti me 15% të preferencacve dhe trajnerja e gjimnastikës Emanuel Maccarani ka 12 % të preferencave po aq sa Antonio Conte.

De Biasi për momentin ka 12 % të votave, por deri në fund ku i dihet me ndihmën e shqiptarëve, edhe këtu mund të realizojë një përmbysje të madhe si ajo ndaj Armenisë në Elbasan Arena.

Ja dhe linku ku mund te votoni per Gianni De Biasin:

http://sportsawards.gazzetta.it/categoria/allenatore-dell-anno

Supersport

Next Post

Shpërthen mina 680 kg nga lufta e dytë botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In