• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajneri i Kosovës paralajmëron “eksodin” e lojtarëve nga kombëtarja kuqezi

by Java News
05/07/2016 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telenovela vazhdon. Menjëherë pasi Kos ova u pranua në FIFA dhe UEFA, ku u përcaktua edhe grupi në të cilën do të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, kanë nisur dilemat dhe dyshimet për shumë lojtarë kosovarë.

Deri tani, futbollistët nga Kosova kanë qenë të detyruar të zgjedhin mes Shqipërisë, Zvicrës apo në raste të veçanta edhe mes përfaqësueseve të tjera.

Çështja e lojtarëve kosovarë që mund të largohen nga Shqipëria ishte shumë e diskutuar gjatë Europianit. Shumë emra lojtarësh janë përfolur se do të lënë përfaqësueset e mëparshme për të luajtur për Kosovën.

Dhe, në një situatë të tillë, është trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, i cili ndez “gjakrat”. Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, ai ka deklaruar se lojtarë kosovarë që janë pjesë e Shqipërisë kanë shprehur dëshirën të luajnë për Kosovën.

Untitled-6

Tekniku nuk preferon të përmendë emra, por menjëherë pasi FIFA të kthejë një përgjigje pozitive që i lejon lojtarët, Bunjaki është shumë optimist se numri i futbollistëve nuk do të jetë i pakët.

Fillimisht, është thënë se ka marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë për lojtarët kosovarë që luajnë me Shqipërinë. Tani që përfundoi edhe Europiani, doja t’iu pyesja nëse është vendosur ndonjë rregull apo çdo lojtar do të zgjedhë sipas dëshirës?

Gjithmonë lojtarët duhet të zgjedhin sipas dëshirës së tyre dhe nuk është e drejtë e asnjë federate për të vendosur për fatin e lojtarëve! Pra, numri një është vendimi i lojtarëve dhe kjo gjithmonë duhet të respektohet! Kosova është në pritje të një vendimi nga FIFA për lojtarët e saj që luajnë në kombëtare të tjera. Natyrisht që do të jenë të mirëpritur nëse ata shprehin dëshirën të përfaqësojnë shtetin e tyre.

Keni deklaruar në mediat kosovare se disa lojtarë që kanë marrë pjesë në Europian me Shqipërinë, kanë shprehur dëshirën të luajnë për Kosovën.

Po, e vërtetë. Megjithatë, së pari duhet të presim vendimin nga FIFA dhe pastaj do bisedoj sërish me lojtarët.

A mund ta dimë sa lojtarë të Shqipërisë janë dhe nëse mund të na thoni ndonjë emër?

Përpara se të bëhet publik ndonjë emër, mendoj se është me rëndësi të respektohet deri në fund. Por, interesimi për të përfaqësuar shtetin e Kosovës ka qenë edhe më parë, pavarësisht faktit që ne nuk ishim të pranuar nga FIFA dhe UEFA.

Ka interesim nga lojtarë kosovarë që luajnë aktualisht me Shqipërinë. Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi janë përfolur pas Europianit se mund t’i bashkohen Kosovës?

E thashë që nuk do të ishte profesionale të përdor emra lojtarësh. Me kohë dhe pas një vendimi pozitiv që shpresojmë të jetë nga FIFA, sigurisht do kuptohen kush janë dhe nga vijnë.

Po për Adnan Januzajn, keni shprehur sërish interesim për ta bërë pjesë të Kosovës?

Është i njëjti rast. Duhet të presim përgjigjen, pastaj do jetë shumë më e lehtë. Por, është normale që ne jemi shumë të interesuar që Adnani të jetë mes nesh./Panorama sport/a.k

Next Post

Laç, i riu qëllon me armë 54 vjeçarin pas konfliktit banal, i plagosuri në gjëndje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

July 24, 2026
Tronditëse në Roskovec, një person vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan e tij

Tronditëse në Roskovec, një person vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan e tij

July 24, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In