• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Traineri i Zvicres Petkoviç “shantazhon” kosovarët e Zvicrës

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë tifozët e kombëtares të mbeten të qetë… Valon Behrami vazhdon!Ky ishte titulli i mbrëmjes nga Blick Sport, gazetës zvicerane.Në fakt, e vërteta e gjithë kësaj është se Behrami mbetet në listën e futbollistëve të kombëtares, që do të luajnë për kualifikimet e botërorit të vitit 2018 që luhet në Rusi.

Por tutje, në këtë intervistë, Behrami shpalos se rreth të ardhmes do të diskutojë me familjen, ndërsa kuptohet se ai natyrisht vazhdon të jetë i Zvicrës.

E, për këtë burime të afërta të Sportit në KTV, me futbollistët kosovarë të kombëtares së Zvicrës, bëjnë të ditur se në fakt, asnjëri nga yjet kosovarë të Zvicrës, ende nuk ka vendosur se a do të vazhdojnë me Helvetikët, apo do t’i bashkohen Kosovës.

Pra, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Shani Tarashaj janë ende në dilemë.

Sporti në KTV mëson se ata janë në pritje të ftesës zyrtare nga Federata e Futbollit të Kosovës, ndërsa lidhur me këtë ka gjasa të organizohet një takim në Angli, mes futbollistëve Kosovarë të Zvicrës, Behramit, Xhakës, Shaqirit e Tarashajt, dhe selektorit e zyrtarëve të FFK-së, ku do të diskutohet rreth mundësisë së aktivizimit të tyre me Kosovën, dhe po ashtu do t’u bëhet edhe ftesa zyrtare, pasi deri më tani veç bisedave jo formale kryesisht nëpër telefona, nuk ka pasur asgjë konkrete në këtë drejtim. Sporti në KTV, po ashtu mëson se në radhët e futbollistëve kosovarë të Zvicrës ekziston skepticizmi lidhur me organizimin dhe kushtet që do t’i gjejnë nëse i bashkohen kombëtares së Kosovës.

Ata janë të bindur se 90 për qind e asaj që kanë me Zvicrën nuk do ta gjejnë nëse i bashkohen Kosovës, dhe bashkimi me Kosovën, është njëfarë mënyre sakrificë dhe rrezikim, për shkak të mosekzistimit të një organizmi të mirëfilltë që duhet ta ketë një kombëtare dhe futbolli i një shteti.

Ndërkohë, veç kësaj, Sporti në KTV mëson edhe një arsye tjetër që shihet më shumë si shantazh ndaj të gjithë futbollistëve kosovarë që janë në ekipin senior të Zvicrës dhe ata të grupmoshave të reja.

Traineri aktual i Zvicrës, Vladimir Petkovic, u ka sugjeruar familjarëve të futbollistëve Kosovarë të Zvicrës, që të mos i bashkohen Kosovës, pasi sipas tij, një hap i tillë, do të mbyllte dyert për të gjithë kosovarët e tjerë që janë te grupmoshat e reja të Zvicrës, e të cilët janë me dhjetëra e dhjetëra nga grupmoshat nën 16 vjeç e tutje, e të cilët shpejt do të jenë të gatshëm edhe për ekipin e parë.

Ndërsa kujtojmë, se një ditë më parë, u mësua edhe publikisht modalitetet e rrugës që duhet ndjekur futbollistët që dëshirojnë t’i bashkohen Kosovës.

Nga ajo që shkruan “Kosovan Football”, në Tëitter, një lojtar që dëshiron të luajë për Kosovën duhet të paraqesë një letër-kërkesë në bashkëpunim me FFK-në, duke shprehur në të dëshirën për të luajtur me përfaqësuesen kosovare.

FIFA më pas do të shqyrtojë çdo kërkesë individualisht e do japë përgjigjen përfundimtare.

Kështu futbollistët me prejardhje nga Kosova, por që luajnë me kombëtare të huaja, megjithatë mund të luajnë për Kosovën, por për këtë do të vendosë më pas edhe FIFA.

Njohja zyrtare dhe pranimi i Kosovës në FIFA e UEFA, ka krijuar një situatë juridikisht të paqartë, pasi ka shumë lojtarë që aktivizohen në Kombëtare të tjera  , citohet Koha. (b.an)

 

Next Post

Atentati në burg, dyshohet se një gardian ka treguar vendndodhjen e objektivit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

June 25, 2026
Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

June 25, 2026
Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

June 25, 2026
Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

June 25, 2026
Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

June 25, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

“Po bëni tradhëti!”, Bido nxjerr videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In