Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë gjatë mëngjesit të së dielës. Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa po luante në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mushqeta, në një sinë Bërzhitë. I mituri që ka humbur jetën është shtetasi me inicialet S.V. Fëmija ka rënë nga krevati teksa ishte duke luajtur dhe ka humbur jetën.
Raportohet se ai ka marrë goditje të fortë në kokë çka i kushtoi jetën. Efektivët e komisariatit numër 1 kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimroe.
Nga kqyrja e vendngjarjes dhe trupi i viktimës, rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe aksidentale./a.m.











