Dy të rinj nga Kosova kanë vdekur në një aksident rrugor në Itali, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Siena-Bettolle në zonën Casetta, afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga.
Në makinën që doli nga rruga udhëtonin tre shtetas kosovarë. Dy prej shtetasve kosovarë që udhëtonin me të, të moshës 21 e 22 vjeç kanë vdekur, ndërsa i treti është plagosur dhe është në rrezik për jetën.
Vetura është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra.
Tre të rinjtë nga Kosova ishin punëtorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa po shkonin në punë, përcjell albinfo.ch.
Supozohet se dalja e veturës nga rruga është shkaktuar ose nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën ose nga përgjumja e drejtuesit të automjetit.
a.ç