Një adoleshent në Indi ka ndërruar jetë pasi aksidentalisht ka qëlluar veten, duke pozuar për një ‘selfie’.
Policia ka njoftuar se 15 vjeçari Ramandeep Singh aksidentalisht tërhoqi këmbëzën e armës, teksa po bënte fotografi në shtëpinë e tij në qytetin Pathankot, në shtetin verior të Punjabit.
Në Indi deri më tani këtë vit janë raportuar disa raste të vdekjeve që lidhen me pozat ‘selfie’.
Në janar, një adoleshent vdiq në qytetin jugor të Chennait përderisa po përpiqej të merrte një pozë ‘selfie’ në hekurudhë.
Në Mumbai, policia ka krijuar një “zonë pa selfie”, pasi një studente universiteti ra në det dhe u fundos përderisa po bënte një foto me telefonin e saj.