• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në Tepelenë/ I afërmi zjarrfikës tregon momentet e tmerrit: Hyra në mes të flakëve për të shpëtuar Elonën dhe foshnjen, por…

by Java News
29/12/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku u dogj e gjallë 35-vjeçarja Elona Shehu dhe djali i saj 8 muajsh, të afërm e fqinjë të saj tregojnë tmerrin, si hynë mes flakëve për t’i shpëtuar por nuk ia dolën dot.

Oldrin Beca, djali i dajës së Genci Shehut, njëkohësisht edhe zjarrfikës në repartin e Tepelenës tha se ishte i pari që u fut mes flakëve për të shpëtuar nipin dhe kunatën. Ai pohoi se pjesëtarët e familjes Shehu kanë qenë të gjithë në banesë në kohën kur ka pasur rrjedhje gazi, por fatkeqësisht nuk e kanë kuptuar.

“Ishte koha kur Genci mbaroi pushimin e drekës dhe do të shkonte tek lokali që e kishte marrë me qira prej pak kohësh. Vetëm pak metra pasi kishte dalë nga apartamenti, ai ka dëgjuar shpërthimin, ndërsa ka parë djalin e madh 9-vjeçar që ka dalë me vrap nga shtëpia që kishte marrë flakë. Elona, e cila kishte mbetur brenda e bllokuar thërriste të shoqin për ndihmë, ndërsa ka qenë e pamundur që të shuheshin flakët, pavarësisht ndihmës së fqinjëve. Na janë dashur vetëm 4 minuta që të shkojmë në vendngjarje, pasi ishim në gatishmëri sepse bashkia kishte organizuar festën e fundvitit”, pohoi efektivi zjarrfikës, njëkohësisht i afërm i dy viktimave.

Gjithashtu, Oldrin Beca tha se, “kam harxhuar dy bombola me oksigjen. Tymi ishte i dendur dhe era e gazit e fortë. Bombola me të cilin ngroheshin pjesëtarët e familjes së Gencit ka qenë krejtësisht e amortizuar. E kam gjetur kunatën mbi foshnjën. Kjo është një tragjedi e rëndë për ne. Ajo që na vret më shumë janë lajmet e pasakta. E sikur të mos mjaftonin të gjitha, flasin për zjarrfikësit. Unë jam vetë në këtë detyrë dhe në këtë rast kisha të bëja me familjarët e mi, por edhe sikur të mos ishin të mitë, ne këtë detyrë kemi, të sakrifikojmë për të mbrojtur të tjerët. Ky rast ka qenë i vështirë, një fat i keq për familjen”, e shpreh Beca. Nga ana tjetër, fqinjët e viktimave dhanë versionin e tyre për ngjarjen. Ata thanë se ka qenë tymi i dendur që u ka depërtuar në banesa, ai që i ka shqetësuar dhe i ka vënë në lëvizje për të mësuar se ç’po ndodhte.

Berti Gjergo, fqinji më i afërt i familjes Shehu u shpreh në një intervistë për “GSH” se gazi që kishte rrjedhur nga tubat e çarë të sobës së ngrohjes kish mbushur gjithë shtëpinë, ndërkohë që viktima Elona Shehu ishte përgjumur. Sipas tij, shpërthimi i zjarrit ka ndodhur pasi ajo ka ndezur dritën e dhomës.

Kur e kuptuat se banesa në krah ishte përfshirë nga flakët?
Nuk e kuptuam menjëherë. Dëgjuam fillimisht një si shpërthim, më pas ndiem erën e tymit që na hyri në shtëpi. Ishte bashkëshorti i Elonës, Genci që na trokiti në derë dhe na kërkoi ndihmë. “Po digjet shtëpia”, – na tha.

Dëgjuat të bërtitura? A kërkoi ndihmë Elona?
Jo, ajo nuk bërtiti. Kur ra zjarri, ajo doli jashtë menjëherë. Më pas u fut brenda për të marrë fëmijën. Më pas pati një valë të fortë zjarri e tymi, aq sa nuk mund të shihje njeri me sy. U mbulua i gjithë pallati me tym dhe Elona nuk doli më.

Po ju, u përpoqët ta shuanit zjarrin?
Hodhëm kova e legenë me ujë e rrugica, por ishte e pamundur. Lajmërova zjarrfikësen të vinte. Ne na u duk kohë e gjatë deri sa erdhi zjarrfikësja, po ajo ishte punë momenti. Ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë. Zjarrfikësit hodhën ujë e shkumë, po kishte marrë fund ajo punë. E gjetën nënën mbi foshnjë, e kish mbuluar me trupin e saj.

Cili mendon se ka qenë shkaku i zjarrit?
Ka pasur rrjedhje të madhe gazi. Ndihej era kudo. Gabimi i Elonës ishte se ajo ndezi dritën dhe atë moment ka shpërthyer flaka./Gsh/a.k

Next Post
Një ditë pas vdekjes së të bijës… ndërron jetë aktorja e njohur Debbie Reynolds

Një ditë pas vdekjes së të bijës... ndërron jetë aktorja e njohur Debbie Reynolds

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In