• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjedia në Fier/ Bregu i kërkon emrin e gjyqtarit, Manjani: Nesër do nis hetim ndaj tij

by Java News
04/12/2016 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi të saj në rrejtin social, deputetja demokrate Majlinda Bregu i është drejtuar Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, duke i kërkuar llogari për tragjedinë e ndodhur dje në Fier, ku një 57 vjeçar ka hedhur nga kati i katërt i banesës gruan e tij.

Bregu shkoi deri aty sa kërkoi nga Manjani emrin e gjyëqtarit dhe një denoncim ndaj tij, ose në të kundërt do të ishte vetë ajo që do ta denonconte penalisht atë. Kjo pasi gjyqtari i çështjes i kishte dhënë një urhdër mbrojtje gruas… edhe pse burri i tij dhunues, qëndronte në shtëpi bashkë me të, në kundërshtim me urdhërin në fjalë.

Pas kësaj ka reaguar Manjani në rrjetin e tij social, duke ju përgjigjur Majlinda Bregut. Ministri i Drejtësisë ka thënë se është ende i paqartë për të gjithë situatën, por ka theksuar se që nesër do të nisë një hetim administrativ për çështjen dhe gjyqtarin. Më pas Manjani i ka bërë thirrje prokurorisë së Fierit që të përfshijë në hetimin penal edhe vendimet e gjyqtarit.

Përshëndetje,

Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, zonja Majlinda Bregu ka ngritur një shqetësim në lidhje me ngjarjen e rëndë të Fierit.

Ndaj të njëjtat shqetësime me zonjën Bregu. Ngjarja është tepër e rëndë aq sa i tejkalon kufinjtë e njerëzores! “Burrë-shtaza” që e ka kryer këtë krim meriton pa dyshim një ndëshkim mbi-njerëzor!

Në këtë moment nuk di shumë detaje për çështjen e lëshimit të urdhërit të ekzekutimit, por pas një interesimi on line të personelit të Ministrisë, del gjykata e Fierit ka pranuar edhe provizorisht edhe përfundimisht kërkesën e zonjës së ndjerë tashmë.

Do të doja të kisha një informacion shterrues për pyetjet e zonjës Bregu, por në këtë moment pyetjet që ajo ngre janë edhe të miat.

Pra pyetjet; Përse megjithë urdhërin e mbrotjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor?! Kush ka gabuar gjykata që ka lëshuar urdhërin apo zbatuesit e atij Urdhëri?!

Megjithë statusin ende të paqartë ligjor, në këtë situatë post-reformë ( askush nuk e di tashmë nëse duhen zbatuar ligjet e reja, që kanë hyrë në fuqi por nuk zbatohen dot, apo do vazhdohet me ligjet e vjetra!!), do te çel nesër një proces hetimor Administrativ, për të sqaruar këto pyetje.Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse.

Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi Penal që besoj ka nisur tashmë!

Prandaj i kërkoj që sot, Prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të Udhërave të Mbrotjes! Prokuroria ka mundësinë ligjore të sqarimit dhe të veprimit të shpejtë për çdo person përgjegjës!

Sidoqoftë, hetimi ynë Administrativ do fillojë nesër!

Duhet mbyllur njëherë e mirë shtegu i “shtázve” që dhunojnë familjet e tyre! Ska e smund të ketë mbrojtje për shtazët! Mbrotja është paraparë për njerëzit!

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e jetës së një gruaje, nënë e dy fëmijëve!

POSTIMI I BREGUT

Zoti Minister i Drejtesise,

Nje grua eshte flakur dje nga nga ballkoni i shtepise si placka me e pavlefshme, nga nje Burre-Shtaza i radhes.

Mediat thone sot se Viktima ka patur nje Urdher Mbrojtje nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve te meparshme per ushtrim dhune ndaj saj.

Urdhri i mbrojtjes kur nje grua e dhunuar kerkon ndihme, e detyron kriminelin burre qe pavaresisht nga “soji i hallit” qe paraqet si shkak per shtazerine:
-te largohet nga banesa
– te mos i afrohet bashkeshortes dhe femijeve
– te ruaje distancen nga shtepia ku ajo jeton bashke me femijet apo nga vendi i punes dhe shkolles se femijeve etj etj.

Une jam e qarte se fuqia jone e veprimit dhe reagimit kunder nje kercenimi si dhuna ndaj grave qe eshte terrorizem I qarte, I paster, I cmendur ne vend te jete po aq e eger sa egersia e Shtazeve, po rrezikon te mbetet vetem tek keqardhja njerezore.

Por ky rast po me tmerron nga ky detaj: Urdhri i Mbrojtjes!

Zoti Minister,

Kush eshte ai Gjyqtar qe paska leshuar nje Urdher Mbrojtje qe e le burrin qe gruaja e padit per dhune, te jetoje ne nje shtepi me te derisa ta hedhe nga ballkoni????

Nese kjo eshte teresisht e vertete, padine per kete Gjyqtar, do ta bej Vete!

 

 

 

Next Post
Klea Huta shkon në Turqi, ftesë për një serial me “Ertugrulin”

Klea Huta shkon në Turqi, ftesë për një serial me “Ertugrulin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In