• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në Ballsh/ 1 i vdekur, 4 të plagosur për trajtim në Tiranë, si u shmang shpërthimi apokaliptik

by A R
11/11/2016 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shpërthim tragjik ndodhi në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh mbremjen e së enjtes ku humbi jetën një person dhe u plagosën 6 persona të tjerë. Viktimë e shpërthimit tragjik në repartin nr. 3 të uzinës i mori jetën shtetasit Shkëlqim Muça, baba i 5 fëmijëve. Viktima ishte shumë pranë vendit të shpërthimit në pompat e hidrogjenit në repartin fundor të përpunimit të naftës.

Ndërkohë, në gjendje më të rëndë është edhe një tjetër i plagosur. 4 prej të plagosruve u transportuan rreth orëve të para të mëngjesit në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për ndihmë më të specializuar. Të plagosurit që u transportuan në Tiranë janë shtetasit Fatos Bushaj, Kovac Pashaj, Aleks Kube dhe Viktor Proska.

Sipas raportimeve, të 4 këta persona janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 1 i plagosur më lehtë u trajtua në spitalin e Ballshit ndërsa një tjetër në atë të Fierit.

Tre personat e tjerë të plagosur që ndodhen në Fier, mes tyre edhe zjarrfikësi, Gramoz Fejzo janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmive në repartin ku ndodhi shëprthimi ishin mbi 30 persona.

U deshën rreth 50 minuta që shërbimi zjarrfikës të arrinte të shuante totalisht flakët e zjarrit.

Një hap nga shpërthimi apokaliptik

Tragjedia mund të ishte e përmasave shumë më të mëdha. Fatmirësisht flakët u arritën të izolohen dhe u shmang përhapja e tyre në reaktorin e katalizatorëve ku ndodh procesi kimik fundor. Sipas ekspertëve nga uzina e Ballshit, vetëm 5 metër larg vendit ku ndodhi shpërthimi ndodhej reaktori. Prekja e tij nga flakët  sipas ekspertëve do të shkaktonte një tragjedi të përmasave të pa para ndonjëherë, që rrezikont jo vetëm uzinën gjigande e përhapur në disa hektarë, por edhe fshatrat aty pranë.

 Dëshmia e zjarrfikësit të plagosur: Uzina shpërtheu në moment
Zjarrfikësi i plagosur në shpërthimin e uzinës së naftës në Ballsh, Gramoz Fejzo, rrëfen si ndodhi ngjarja. Në dëshminë e tij për Report Tv, Fejzo thotë se Uzina shpërtheu në moment dhe se zjarr si ai i një nate më parë nuk kishte rënë ndonjëherë.

“Uzina shpërtheu në moment. Gjithçka ndodhi papritur. Ishim 6 veta të zjarrfikëses në vendin e ngjarjes. Zjarr si ky s’ka pasur ndonjëherë në uzinë“, u shpreh ai.

Fejzo thotë se pavarësisht flakëve, ekipi i zjarrfikëses punoi për të shpëtuar jetët njerëzore. “Pavarësisht nga flakët punuam në Uzinë dhe nxorëm një viktimë i cili ishte i djegur”.

Deklarata e Policisë

Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.

Nga shpërthimi ka humbur jeten Sh. Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.

Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje./a.m.


Momentet e shpërthimit në uzinë

Next Post
Schwendiman kërkon që Specialja të hapë zyrë të Gjykatës Speciale në Beograd

Schwendiman kërkon që Specialja të hapë zyrë të Gjykatës Speciale në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

February 25, 2026
Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

February 25, 2026
U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

February 25, 2026
Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

February 25, 2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

February 25, 2026
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

February 25, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In