• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia ku u shua një familje, shoqja e 22-vjeçares shqiptare prek me fjalët

by A R
03/11/2022 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shoqja ime, pse ike”? Është e trishtë dhe e dhembshur kujtimi i Suela Hajdarmataj Mansit, që për Shane Hysenin, 22-vjeçaren që vdiq në aksident në Reggio Emilia, ishte si motër.

“Jemi njohur dy vite më parë, kur erdha në Itali. Burri im dhe Orjoli (burri i Shanes) njiheshin më parë pasi ishin nga i njëjti vend në Shqipëri. Kështu që dilnim shpesh. Resati dhe Rejana (vëllai e motra i Shanes) kishin të njëjtën moshë me fëmijët e mi. Vinin dhe ata, luanin bashkë me të vegjlit e mi. Më luteshin që t’i lija të qëndronin për të fjetur. E gjitha kjo nuk mund të bëhet më. Është e tmerrshme”.

Suela tregon se çfarë kishin rënë dakord dy shoqet para aksidentit.

“Të dielën në mbrëmje e dija që do të dilnit për të ngrënë jashtë. Pasi të çoje vëllain dhe motrën në Parma, në kthim duhej të ishim takuar në Cade, për të pirë një kafe dhe për të qëndruar pak sëbashku. Ne ishim nisur nga shtëpia jonë…”.

Suela nuk mundet për arsye pune që të shkojë në Shqipëri për ceremoninë e varrimit.

“Zemra ime ama është atje”, shprehet ajo.

E reja ka shkruar një mesazh dedikuar mikes së saj, në librin e kujtimeve jashtë shtëpisë së funeralit në Coviolo.

“Shoqja ime Shane, e di që nuk do ta lexosh kurrë këtë mesazh që po ta dedikoj ty, Mattiasit, Resatit dhe Rejanës. Keni hapur një plagë të pashërueshme me këtë tragjedi shumë të madhe. Atë mbrëmje isha rrugës për të të takuar për të pirë një kafe së bashku. Por nuk e kisha menduar kurrë që do të të gjeja në atë rrugë të mallkuar të shtrirë, pa frymë dhe me gjithë ato drita blu ambulance sipër teje. Të thirra, por nuk më dëgjove. Të thirra fort me gjithë forcën që më ka dhënë Zoti. Por nuk mora asnjë përgjigje e as nuk munda të të zgjoj. Fatkeqësisht ti nuk do të kthehesh dot më nga ajo rrugë. Ke shkuar pranë Zotit, por ishe shumë e re për këtë. Ishe shumë e re dhe ne të dyja i realizuam dot dëshirat dhe planet që kishim si shoqe. Më le vetëm. Pse hoqe dorë kështu? Përse u largove? More edhe Mattiasin me vete. Kujt mund t’i them “dashuri” tani? Kur e thërrisja kështu, qeshte gjithmonë. Çfarë mund t’u them fëmijëve të mi tani? Çfarë dhimbje. Mirupafshim Shane, shoqja ime…”, shkruan ajo.

Aksidenti i rëndë ndodhi më 30 Tetor. Makina ku udhëtonin Shane Hyseni, djali i saj Mattias, motra dhe vëllai i 22-vjeçares, Rejana dhe Resati, humbën jetën pasi u përplasën me një shtëpi të pabanuar. Mjeti drejtohej nga bashkëshorti i Shanes, Orjol Lame, 32 vjeç. Pas testeve toksikologjike është zbuluar se Lame ishte i dehur dhe i droguar. Po ashtu, makina e tij ishte e pa kontrolluar, e pa siguruar dhe ai ka lëvizur me shpejtësi të lartë, ende e papërcaktuar nga hetuesit.

/a.r

Next Post
‘Ma ktheni ju lutem, ky është nipi im’! Përpjekjet e dëshpëruara të shqiptarit në Angli për të ndaluar dëbimin e familjes

‘Ma ktheni ju lutem, ky është nipi im’! Përpjekjet e dëshpëruara të shqiptarit në Angli për të ndaluar dëbimin e familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com