Gjyqtari i ndeshjes Francë – Gjermani, ka folur lidhur me përjetimet e tij, pas sulmeve terroriste në Paris.
Mateu Lahoz ka thënë se nuk e kanë ditur se çfarë ishte duke ndodhur, ndërsa e ka përshkruar ngjarjen si një moment të vështirë.
“Nuk ia kishim idenë se çfarë ishte duke ndodhur, deri në përfundimin e ndeshjes”, tha ai për AS.
“Të gjithë kemi kaluar nëpër momente të vështira, momente të pasigurisë fillimisht, pasi na është thënë se nuk mund të largohemi nga stadiumi, por tani gjërat janë qetësuar”, shtoi spanjolli.
“Është një moment problematik dhe mjaft i vështirë andaj e kam të vështirë të flas tani”.
“E morëm vesh se çfarë po ndodhte përmes shtypit që po e përcillte ndeshjen dhe televizioneve”, tha Lahoz.









