Autoritetet e sigurisë kanë gjetur pajisje shpërthyese në makinën e 20-vjeçarit, i cili tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas asaj që raporton Ëall Street Journal makina e drejtuar nga agresori i dyshuar, Thomas Mattheë Crooks, ishte parkuar dje pranë tubimit të Trump në Butler, Pensilvani.
Nuk dihet ende nëse i riu kishte planifikuar të shpërthente makinën në distancë për të shkaktuar më shumë viktima apo për të siguruar eliminimin fizik të Trump.
Po ashtu mësohet se arma arma e përdorur nga Crooks ishte blerë nga babai i tij.