• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjedia e një jete! Gruaja me spektrin e autizmit lihet 46 vite në spitalin psikiatrik

by A R
04/03/2025 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua me spektrin e autizmit ka qëndruar gabimisht në një spital psikiatrik për 46 vite, që nga mosha 7-vjeçare,  raporton BBC.

Gruaja, e cila besohet se është nga Sierra Leone dhe i është dhënë emri Kassiba nga autoriteti lokal për të mbrojtur identitetin e saj, ishte lënë në izolim për 25 vjet.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social tha për BBC se është e papranueshme që shumë njerëz me aftësi ndryshe qëndrojnë ende në spitale psikiatrike dhe shpreson se reformat në Aktin e Shëndetit Mendor do të shërbejnë për parandalimin.

Dr. Patsie Staite mësoi për izolimin e Kassiba në vitin 2013 kur po kryente një kontroll rutinë dhe ishte ende fillestare në profesionin e saj si psikologe klinike. Por asaj iu deshën 9 vite për ta liruar.

“S’kisha parë askënd që të jetonte në situatën e saj. Mendoj se ishte tronditëse që ishte legjitime”. Ajo tha se kjo panoramë maskonte realitetin se Kassiba “qëndronte e mbyllur për më shumë se 23 orë në ditë”.

Kur kthehet te spitali, emri i të cilit nuk përmendet për të mbrojtur identitetin e Kassiba, Staite tregon një vrimë në gardh. Ishte prerë që Kassiba mund të shihte njerëzit që kalonin nga hapësira e jashtme e aneksit të mbyllur ku mbahej.

Mendohet se Kassiba e cila sot është rreth të 50-ave, u trafikua nga Sierra Leone para moshës  5-vjeçare. Ajo qëndroi në një jetimore për disa kohë, por ndërtesa u prish dhe në moshën 7-vjeçare u vendos në këtë spital.

Staite thotë se stafi e përshkruante si “të rrezikshme” dhe “nxjerrëse sysh”.

Ajo mësoi për një incident që kishte ushqyer akuzat e dhunës së Kassiba. Disa dekada më parë, kur ishte 19 vjeçe dhe përpara se të kalonte në izolim, kishte rënë alarmi i zjarrit dhe pavijoni po evakuohej. Kassiba ishte e shqetësuar dhe i ishte afruar një paciente tjetër. Ajo e çorri duke i shkaktuar një çarje në  sy.

“Nuk dukej e vërtetë”, shprehet  Staite duke shtuar se një grua në moshë të mesme me spektrin e autizmit që kishte jetuar prej dekadash në spital s’mund të ishte kaq e rrezikshme.

Pas muajsh të tërë pune, Staite paraqiti një raport prej 50 faqesh në Camden Council, autoriteti lokal që e kishte futur Kassiba aty. Tashmë ishte pranuar që Kassiba nuk kishte sëmundje të shëndetit mendor dhe raporti shkruante që s’ishte e rrezikshme dhe mund të jetonte në komunitet.

Një ekip profesionistësh u mblodh në vitin 2016 dhe e quajtën veten “komiteti i arratisë”. Misioni i tyre ishte të lironin Kassiba.

Lucy Dunstan, u caktua si avokatja e saj dhe ndërtoi çështjen përse duhej të dilte nga spitali. Por kjo  mund të miratohej vetëm nga Gjykata e Mbrojtjes që vendos për personat të cilën s’kanë aftësinë mendore për të marrë vendime.

6 vite pas takimit të parë me Kassiba, ajo mori një telefonatë ku i thuhej se Gjykata e Mbrojtjes kishte vendosur në favor. “Qava. Lumturi. Çlirim. Admirim për të. Krenari”, u shpreh Dunstan. “Nuk është për  mua dhe çfarë bëmë, por sepse ajo ia doli dhe ua provoi”.

Tani Kassiba jeton në komunitet me ndihmën e punonjësve socialë që komunikojnë me të përmes gjesteve të buta dhe gjuhës së thjeshtë. Kujdestarja e saj tha se i pëlqen moda, shtëpia dhe ndërveprimi  me njerëzit.

“Ajo ka sens të mrekullueshëm humori. Është një njeri kaq i bukur. Pas dy javësh që unë punoja këtu, m’u afrua dhe më përqafoi. Një nxjerrëse sysh nuk bën kështu”.

Projekligji  i Shëndetit Mendor parashikon që personat me spektrin e autizmit që nuk kanë një sëmundje të shëndetit mendor, nuk do të vendosen në spitale psikiatrikë për trajtim.

Qeveraia është shprehur  se nuk do të sjellë ndryshime derisa të bindet se ka mjaftueshëm mbështetje alternative në komunitet. Gjithsesi, këta persona do të mbahen ligjërisht në spital për 28 ditë për shqyrtim.

Jess McGregor, drejtor ekzekutiv në Camden Council tha se ishte një “tragjedi” që Kassiba kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në spital. “Më vjen shumë keq.  Ajo s’duhet ta kishte përjetuar atë që kaloi”.

Njësia spitalore tha se kujdesi që i kishte ofruar Kassiba nuk ishte vënë në dyshim në asnjë moment dhe shërbimi ishte cilësuar i shkëlqyer nga Komisioni i Cilësisë së Kujdesit.

Next Post
14 shtete demokrate ngrenë padi kundër pushtetit të pakontrolluar të Musk: Shkel kushtetutën

Për të kuptuar Trumpin, ndiqni paranë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In