• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjedia e Gërdecit/ Mediu: Dua që të dalë e vërteta, do të paraqitem në çdo seancë

by Java News
14/12/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shprehur se dëshiron që të dalë e vërteta lidhur me çështjen “Gërdeci” teksa ka thënë se ai ka vepruar në respekt të ligjit. Në një prononcim për gazetarët nga ambientet e jashtme të GJKKO, Mediu ka deklaruar se do të paraqitet në çdo seancë.

Fatmir Mediu: Dua që të dalë e vërteta rreth këtij procesi dhe besoj që u provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit, në plotësim të akteve ligjore që ka pasur, ka pasur marrëdhënie korrekte me të gjitha strukturat. Nuk ka pasur një reklamim tek ministri i Mbrojtjes për problematikat që mund të kishte pasur në Gërdec. Qëndrimi im ka qenë i prerë që duhet të procedohen penalisht të gjithë ata që kishin shkelur ligjet.  Unë do të paraqitem në çdo seancë. Ajo që është e rëndësishme, ky demontim ishte çështje sigurie, detyrim ligjor sepse ishte çështje sigurie për jetën në Shqipëri.  Në ministrinë e Mbrojtjes, çdo urdhër i ministrit obligon strukturat që të dalin me raportimet përkatëse të urdhrit të ministrit dhe kjo është e shkruar. Nuk kam bërë as më shumë dhe as më pak, veçse detyrën time në përputhshmëri me këto akte. Kompania kishte bërë shkelje dhe ky vjen si shqetësim i policisë ushtarake. Unë nuk vendos gishtin e përgjegjësisë se kush e ka bërë. Unë nuk kam dijeni se ka pasur veprime mbrapa. Nuk ka një akt apo neglizhim që unë nuk e kam adresuar për zgjidhje.

Ndërkohë, në seancën e sotme, i biri i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha nuk është paraqitur në seancë gjyqësore në cilësinë e dëshmitarit. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se sipas SPAK, Shkëlzen Berisha ka ndryshuar adresë pasi nuk është gjetur nga gjykata në vendodhjen që ka dhënë kur është marrë si dëshmitar për “Gërdecin”. Seanca e radhës për “Gërdecin” është vendosur më 27 Dhjetor në orën 09:00.

/f.s

Next Post
Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Çuçi: Nuk tërhiqemi, e rëndësishme për të treguar që jemi vend evropian

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Çuçi: Nuk tërhiqemi, e rëndësishme për të treguar që jemi vend evropian

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Megjithese nuk kam respektper oshilacionet politike te Mediut ,per mua eshte kthyer ne model te zbatimit te ligjit,mund jet te kete i pafajshem,megjithate vendimin e jep gjykata

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In