• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjedia e familjes së deputetit çam, grekët i therën 28 anëtarë në një ditë

by Java News
17/10/2016 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e tij është e paktë në numër. Më 27 qershor 1944, grekët i therën në një ditë 28 pjesëtarë të familjes në Paramithi. Mbetën gjallë i ati dhe njëri nga xhaxhallarët. Kjo është drama e deputetit çam Tahir Muhedini, i cili nuk e përmendi kurrë masakrën e familjes, por dosjen ua dërgoi kancelarive perëndimore për të kuptuar se çfarë ndodhi me çamët dhe trojet e tyre shqiptare. Deputeti i PDIU-së tregon për “Gazeta Shqiptare” masakrimin e familjes, si shpëtuan nga trungu i madh i familjes vetëm i ati 25-vjeçar dhe xhaxhai i sapomartuar. Tahir Muhedini thotë se gjenocidi grek nisi pikërisht në shtëpinë e tij në Paramithise. Ai kërkon të vendosë një buqetë me lule te varri i njerëzve të tij, por, edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, Tahir Muhedini nuk ka mundur dot. Vetëm në 2007-ën mundi të shohë nga afër shtëpinë e babait, por në vilën trekatëshe gjeti 6 familje grekësh. Nuk mundi ta shihte të gjithë ndërtesën, tashmë të rikonstruktuar, sepse dhimbja ishte e madhe, dhe sapo i ktheu shpinën përfundoi në policinë greke…

Zoti Muhedini, ju kurrë nuk e kishit përmendur më parë se familja juaj kishte përjetuar një dramë të madhe në vitin 1944. E përmendët përmes pak rreshtash në seancën e fundit parlamentare. Por çfarë ka ndodhur realisht me familjen tuaj më 27 qershor të atij viti në Çamëri?

Është e vërtetë që nuk e kam përmendur asnjëherë masakrën e 27 qershorit të ‘44-ës, pavarësisht se kam vite që merrem me politikë. Dosjen e plotë ua kam dërguar kancelarive perëndimore. Unë vetë kam lindur në Tiranë, nga një familje me shumë pak anëtarë, sepse 28 prej tyre u therën në një ditë, në 27 qershor 1944. Nga familja e nënës sime kishte me dhjetëra të masakruar. Kam lindur në Tiranë dhe nuk kam arritur të vendos kurrë një tufë me lule në varret e të parëve të mi. 27 qershori ka ndodhur në shtëpinë e Sali Hafuz Muhedinit. Unë jam nipi i Sali Muhedinit. Ai ishte gjyshi im. Grekët e vranë në Çamëri se ishin shqiptarë, siç mund të ishin vrarë gjyshërit e çdo shqiptari po të kishin lindur në Çamëri. Këta njerëz u vranë se ishin shqiptarë dhe nuk e mohonin kombin e tyre.

Çfarë ju ka treguar babai juaj për atë ditë dhe si mundi ai t’u shpëtonte grekëve?

E vërteta e familjes sime vjen nga gjyshi im, Sali Hafuz Muhedini, i cili ishte kryetar i këshillit të rrethit Paramithi, kryeqendër e Çamërisë. Gjyshi kishte katër djem dhe një vajzë. Familja kishte shumë prona dhe ishte në gjendje të mirë ekonomike derisa ndodhi tragjedia e 27 qershorit të vitit 1944.

Cilat janë arsyet e kësaj masakre?

Në gjithë zonën e Çamërisë ka pasur një klimë shumë të mirë. Në atë kohë, bëhet fjalë për vitin ‘44, kur u vendos ligji i luftës, e gjithë popullsia çame kishte shtetësi greke dhe kombësi shqiptare. Greku i mori djemtë çamë dhe i internoi në një zonë të largët nga Çamëria, diku në kufi me Turqinë. Kur ndodhi lufta greko-gjermane, njëri nga oficerët gjermanë shkoi në Çamëri dhe pa vetëm gra. Gjermanit i thanë që burrat janë të internuar. Aty ndodhej edhe një shqiptar nga Përmeti, Qemal Frashëri, që dinte gjermanisht, dhe fatmirësisht ai i tregoi si i kishin çuar në internim. Pas kësaj ata i kthyen djemtë dhe burrat në Çamëri. Por në vitin ‘43 u vranë 5 ushtarë gjermanë afër Paramithisë, dhe ata për 5 ushtarët e tyre vranë 50 veta. Akuzonin se i kishin vrarë çamët. Arriti të shpëtonte vetëm një shqiptar. Kur iku gjermani në qershor të ‘44-ës, kryepeshkopi grek vjen gjoja për të bërë paqe dhe kërkonte të bisedonte me gjyshin tim. Babai im, Abdullahu, që ishte vetëm 25 vjeç, atë ditë ishte në Janinë, ndërkohë që xhaxhai i vogël sapo ishte martuar dhe kishte mundur të fshihej kur ndodhi masakra. Gjithë të tjerët, plot 28 veta, i morën dhe i therën, fëmijët i dogjën të gjallë. Drejt kufirit u nis babai im; xhaxhai u nis në drejtim tjetër, por mundën të takoheshin vetëm në Berat, dhe më pas erdhën në Tiranë e u vendosën në rrugën “Ali Demi”. Ndërkohë, edhe halla ime kishte tentuar të kalonte kufirin në Konispol, por shtatzënë për herë të katërt ajo nuk mundi të jetonte dhe vdiq në rrugë.

A e keni parë shtëpinë tuaj në Çamëri?

Po, kam shkuar bashkë me bashkëshorten time në vitin 2007.

A hasët probleme nga pala greke?

Dy vite më parë unë kisha krijuar Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Isha kryetar i PDI-së dhe kisha pasaportë shërbimi. Fillimisht nuk patëm probleme. Shkuam duke pyetur banorët për shtëpinë. Ma tregoi një shitës, i cili e kishte njohur dikur gjyshin tim. Madje ai mbante edhe foton e gjyshit si mirënjohje ndaj tij. Familja ime është marrë me tregti në atë kohë dhe kanë qenë ne gjendje shumë të mirë ekonomike dhe kanë ndihmuar edhe grekët. Njëri prej tyri ishte dhe shitësi që takuam, i cili mbante ende fotografinë e gjyshit tim për mirënjohje.

Folët me banorët?

Jo, por sapo u larguam nga shtëpia, sapo kishim hipur në makina, na ndaloi policia, pasi kishin telefonuar banorët. Na çuan në rajonin e policisë së Janinës dhe na bënin pyetje ‘pse keni ardhur në Greqi?’, ‘pse shkuat atje?’ etj.

E gjetët shtëpinë?

Shitësi na tregoi se ishte pak më tutje dhe se në të banonin 6 familje greke. Bashkë me gruan u afruam dhe pamë shtëpinë e madhe trekatëshe, ku kishte lindur im atë, xhaxhallarët, hallat, gjyshërit.

Si u ndjetë në ato çaste?

Janë emocione që nuk përshkruhen dot. Po shihja shtëpinë e njerëzve të mi në të cilën banonin grekët, shfrytëzonin çdo gjë, edhe token që ishte në pronësi të familjes sonë.

Hytë brenda në shtëpi?

U futëm në pjesën ku nuk banonte askush. Sipas asaj që më kishte treguar babai dhe e kisha krijuar idenë se si ka qenë më parë, nuk është se kishte ndryshime të mëdha, por e kishin rikonstruktuar. Por ndodhi më e çuditshmja në momentin që sapo u larguam dhe po hipnin në makinë. Brenda pak çastesh erdhi policia dhe na çoi në rajon. Na pyesnin se ‘për çfarë keni ardhur?’, ‘cili është qëllimi?’, çfarë donit në Paramithi?’ etj.

Policisë greke, ia treguat të vërtetën?

U thashë që ‘kam pasaportë diplomatike’ dhe kërkova që të lidhem me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Brendshme në Shqipëri. Më lanë të flisja, dhe pak më vonë shefi i tyre erdhi dhe më kërkoi ndjesë, por sipas tyre janë procedura që duhet të kryhen, por edhe se ishte një keqkuptim.

Po prindërit tuaj, ju flisnin për atë çfarë kishte ndodhur?

Na flisnin shumë pak, pasi nuk donin që të na mbushnin me urrejtje. Nuk e tregonin historinë të plotë dhe nuk e përsërisnin shpesh, pasi edhe vetë e kishin të vështirë.

Në çfarë gjuhe jua tregonin?

Çamët flasin edhe greqisht. Madje duhet të dini një gjë, që çamët e vjetër deri në ‘78-ën flisnin greqisht edhe në shtëpi kur erdhën në Shqipëri. E kanë pasur gjuhë zyrtare dhe ishin mësuar të flisnin në greqisht. Edhe në shtëpinë tonë flisnim greqisht. E mësuam nga prindërit. Tani ata nuk jetojnë dhe në shtëpi flasim vetëm shqip.

Përse pritët kaq shumë kohë për të shkuar në Çamëri?

Të them të drejtën, nuk doja të shkoja. Por ishin të shumtë ata që më thoshin se duhej të shkoja e të shihja trojet e familjes sime. Do të përballesha me dhimbjen, dhe ndaj hezitoja, derisa vendosa të shkoja në Paramithi.

Besoni se do të gjejë ndonjëherë zgjidhje çështja çame, që ju kur të riktheheni në Paramithi të mos gjeni grekë brenda por të merrni çelësat e shtëpisë suaj?

Një gjë është e sigurt, që nuk do të reshtim deri në zgjidhjen përfundimtare. Kjo çështje ka nisur dhe do të marrë drejtësinë që i takon.

BW/d.i.

 

Next Post
Ndërhyrja në sistem, maturantja tregon se si i vodhën dhe i ndryshuan të dhënat personale

Ndërhyrja në sistem, maturantja tregon se si i vodhën dhe i ndryshuan të dhënat personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

December 27, 2025
“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

December 27, 2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

December 27, 2025
Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com