Një anije me 50 udhëtarë të vdekur është gjetur në detin Mesdhe. Mediat fqinje raportojnë se anija ishte nisur nga Libia drejt Italisë dhe në të udhëtonin qindra emigrantë.
Anija është zbuluar nga rojet bregdetare, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka ardhur nga uria dhe etja pas një kohe të gjatë qëndrimi në det të hapur. Në të njëjtën anije janë shpëtuar 400 emigrantë të tjerë.