• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trageti i pasagjerëve që punon me… bateri

by Java News
25/12/2016 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa industria energjetike po transformohet ngadalë nga mbështetja tek lëndët djegëse me bazë fosile drejt burimeve të ripërtëritshme, një prej komponentëve thelbësore- bateria- po ashtu po njeh përparime.

Bateritë moderne tani kanë kapacitete më të mëdha për ruajtjen e energjisë dhe marrin më pak kohë për t’u karikuar. Kjo nënkupton që përdorimi i tyre si burime energjie mund të zëvendësojë serbatorin e benzinës.

Shumë qytete në mbarë botën, madje edhe ato me transport të mirë publik, po përballen me pasojat e trafikut dhe ndotjen e ajrit, prandaj po shtohet rëndësia e përdorimit të energjisë elektrike.

Deri tani, pengesa kryesore për përdorim të gjerë të energjisë elektrike ishte teknologjia e baterive. Bateritë ishin shumë të rënda dhe nuk përmbanin energji të mjaftueshme, ndërsa karikimi merrte shumë kohë. Kjo ka ndryshuar. Hans Thornell drejton kompaninë “Green City Ferries”.

“Teknologjia e baterive po zhvillohet shumë shpejt. Disa vite më parë, kur dolëm me karikimin e shpejtë, ishte diçka e re ndërsa tani është bërë normë”.

Ky zhvillim ka rëndësi për prodhuesit e mjeteve të transportit. Modeli S nga Tesla mund të kapë distanca mbi 500 kilometra me një karikim. Leaf nga Nissan, më pak e kushtueshme, e karikuar gjatë natës mund të përshkojë 160 kilometra, më shumë nga sa duhet për distancat e përditshme. Kompanitë po premtojnë distanca më të largëta në të ardhmen ndërsa makinat me bateri po futen edhe në transportin publik.

Mercedesi ka një autobus që karikon baterinë përmes paneleve diellore ndërsa një kompani në Suedi ka testuar me sukses një traget pasagjerësh që punon me bateri dhe përdor një teknologji të re për fuqinë lëvizëse.

Trageti që nuk ndot mjedisin po ashtu lundron më shpejt se sa anijet e zakonshme me naftë. Ulf Tudem drejton kompaninë “Effect Ships International”.

“Kur njerëzit flisnin për anije elektrike pa ndotje, në mendje kishin modelet e vjetra që kapnin shpejtësinë deri 15 kilometër në orë. Ne menduam të rrisnim shpejtësinë ose ta dyfishonim atë. Kureshtja ishte e madhe se si mund të lundrojë një anije me shpejtësi 55 kilometra në orë.”

Trageti eksperimetal “AiriEl” furnizohet nga bateritë me litium-titanat që karikohen për 15 minuta dhe përshkon më shumë se 25 kilometra.

Trageti ka edhe një projekt inxhinierik të veçantë. Dy motorët elektrikë janë lidhur me dy helika ballore, bazuar në sistemin IPS të kompanisë Volvo. Sistemi mundëson pakësimin e lëkundjeve dhe forma novatore e anijes e ndihmon atë të ngrihet pjesërisht nga ujë kur arrin shpejtësi të madhe.

“Kemi ndërthurur teknologjinë e anijeve që pluskojnë mbi dyshekun e ajrit me teknika të fjalës së fundit të strukturës si fibrat e karbonit duke shtuar sistemin IPS të Volvos në helika”, thotë Ulf Tudem me kompaninë “Effect Ships International”.

Projektuesit e anijes thonë se në trageti mban deri në 70 pasagjerë dhe biçikletat e tyre. Ata thonë se trageti është shumë i përshtatshëm për qytete të ndërtuara në breg të ujërave të lundrueshme./voa/a.k

Next Post
Nesër pritet përçarja e serbëve në Kosovë. Vuçiç tenton me Listën Srpska

Nesër pritet përçarja e serbëve në Kosovë. Vuçiç tenton me Listën Srpska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

January 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe

January 12, 2026
Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

January 12, 2026
Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

January 12, 2026
Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In