• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiqet dhe përplasjet mes “të fortëve”, pistat e ekzekutimit të Devi Kasmit

by A R
30/01/2018 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Devi Kasmi, një 41-vjeçar nga Tirana është qëlluar për vdekje me 5 plumba. Ngjarja e rëndë ka ndodhur shumë pranë godinës së pediatrisë dhe vetëm 100 metra larg godinës së Shërbimit Informativ Shtetëtor. Kasmi është qëlluar nga dy persona, të cilën kanë qënë të hipur në motor dhe sapo ka dalë nga dera e shtëpisë, 41-vjeçari është përballur me sulmin e armatosur të dy personave.

Kasmi njihet nga policia si person problematik, ndërkohë që në vitin 2009 është dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burgim dhe 600 mijë lekë të vjetra gjobë për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave dhe pasaportës”. Plot pesë herë është qëlluar Devi Kasmi, ndërkohë që viktima ka shumë gjasa të ketë rënë në pritë.

Kjo pasi ai ka dalë nga banesa me dy armë në brez, çka tregon se Kasmi po i paraprinte një takimi konfliktual. Autorët pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira, ata janë larguar në drejtim të zonës së Freskut. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë zjarri pistoletë. Blutë sqarojnë gjithashtu se armët e zjarrit i përkasin viktimës, i cili i ka pasur ato me vete kur është ekzekutuar duke dalë nga banesa. Nisur nga dinamika e ngjarjes, autorët e kanë pritur viktimën të dilte nga shtëpia dhe në momentin kur ai po lëvizte në rrugicën e ngushtë dhe të errët është qëlluar për vdekje.

Pistat e drogës- Vrasja e Devi Kasmit me 5 plumba bëri që policia e Tiranës të hapë dhe të rishikojë të kaluarën e këtij personi. Sipas burimeve të policisë Kasmi dyshohet si person që merej me aktivitet kriminal,kryesisht në trafikun e drogës. Pak vite më parë ai ka ndryshuar dhe emrin nga nga Dëfrim e ka kthye në Devi Kasmi.

41-vjeçari ka qënë disa vite më parë si i dyshuar në një vrasje të ndodhur në kryeqytet, por policia dhe prokuroria nuk kanë inicuar asnjë dosje pendale kundër tij. Lidhur me vrasjen e tij gjatë ditës së djeshme, policia ka shoqëruar disa persona, për të mësuar lidhur me momentin e ekzekutimit të 41-vjeçarit. Mes të shoqëruarve kanë qënë dhe dy infermiere të Qëndrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Gjatë këtyre orëve, policia e Tiranës nuk ka qënë në gjëndje të bjerë në gjurmët e autorëve të këtij krimi të rëndë që tronditi zonën e spitaleve në Tiranë.

Kush është Devi Kasmi, si ju pushua çështja?
Viktima Devi Kasmi njihet në kartotekat kriminale të policisë si person me precedentë të theksuar kriminalë. Burimet pranë policisë sqaruan se viktima është hetuar disa vite më parë për një vrasje në kryeqytet por për shkak të mungesës së provave, ai nuk është arrestuar dhe proceduar nga organet ligjzbatuese. Kasmi ka lindur në Tiranë në 8 gusht 1976 dhe se jetonte me prindërit dhe bashkëshorten e tij në zonën e njohur ndryshe se pediatria e Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se viktima në vitin 2009 është arrestuar nga policia dhe më pas proceduar nga prokuroria e Pogradecit për akuzën e “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Por edhe pse prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, Devi Kasmi, ka mundur të fitojë lirinë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milion lekë të vjetra. Në fundit të gjykimit, gjykata e Pogradecit e ka dënuar atë me 1 vit burg dhe 600 mijë lekë të vjetra gjobë për akuzën e mësipërme. Pavarëisht këtij dënimi, Kasmi e ka apeluar në gjykatën e Apelit Korçë vendimin e dënimit, dhe se ka qënë pikërisht kjo gjykatë e cila ja ka pushuar çështjen për shkak të amnistisë së dhënë nga parlamenti./Shqiptarja

Next Post
Dortmundi e lejon Aubameyang për Realin e Barçën, por jo Bayernin

Arsenal ka gati 'goditjen' e madhe, Aubameyang më i paguari në historinë e klubit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In