• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Trafikuan drogë, Prokuroria: 41 vite burg për kushurinjtë

by Java News
01/12/2015 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin në total me 41 vjet burgim për tre kushërinj, të akuzuar për “trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”, të mbetur në tentativë.

Sipas prokurorisë, tre kushërinjtë, Muhamed, Bashkim dhe Agim Demrozi, pasi në 19 gusht 2014 kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë nëpërmjet Portit Detar të Durrësit sasinë prej 330 kg lëndë narkotike canabis sattiva, të ngarkuar në një kamion mallrash.

Shtetasit Muhamet Demrozi, Bashkim Demrozi dhe Agim Demrozi, në bashkëpunim me shtetasin Ermal Lusha, kanë punësuar si shofer kamioni shtetasin F.D., duke i kërkuar këtij të fundit që të udhëtonte drejt Italisë për të marrë arka me verë në një kantinë në Breshia. Në mëngjesin e datës 19 gusht 2015, shoferi F.D., i shoqëruar nga Muhamet Demrozi, ka udhëtuar fillimisht nga Durrësit në drejtim të Vorës për të marrë kamionin. Më pas, është rikthyer në Durrës dhe, nëpërmjet portit detar, është përgatitur të imbarkohet në tragetin e linjës për në Itali.

Gjatë kontrollit policor, në kamion është konstatuar dhe gjetur lënda narkotike dhe për këtë është shoqëruar fillimisht shoferi i mjetit, i cili ka dhënë detajet që më tej u zbardhën gjatë hetimit. Në përfundim të hetimeve dhe më tej në gjykim, rezultoi e provuar se shtetasit Demrozi kanë siguruar lëndën narkotike nga Ermal Lushi dhe, për të realizuar trafikimin, kanë përdorur shoferin F.D., i cili rezultoi të mos kishte dijeni për lëndën narkotike.

Nga të pandehurit, aktualisht është i arrestuar vetëm shtetasi Muhamet Demrozi, i cili gjatë hetimeve dhe në gjykim ka tentuar të shmangë nga përgjegjësia ligjore kushërinjtë e tij. Në deklarimet e dhëna, shtetasi Muhamet deklaron se lëndën narkotike e ka siguruar nga një shtetas me emrin “Çimi” dhe është kujdesur vetë për të sistemuar në kamion lëndën narkotike.

Gjithësesi, rezultoi e provuar se shtetasi Muhamet Demrozi ka vepruar në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, Bashkim dhe Agim, si edhe me shtetasin Ermal Lushi.
Në fillim të procesit, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar për shtetasit Muhamet, Bashkim dhe Agim Demrozi, ndërkohë që nuk u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar për shtetasin Ermal Lushi, për të cilin po vijon gjykimi me procedurë normale gjykimi.

Në përfundim të procesit gjyqësor për shtetasit Demrozi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi që Muhamet Demrozi të dënohet me 15 vjet burgim. Bashkim Demrozi të dënohet me 13 vjet burgim. Agim Demrozi të dënohet me 13 vjet burgim.

Next Post

Të pasmet më seksi? Edhe meshkujt i futen garës (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

October 1, 2026
Tonelata me peshk ngordhën nga tharja, nis dezinfektimi i rezervuarit të Kasharajt

Tonelata me peshk ngordhën nga tharja, nis dezinfektimi i rezervuarit të Kasharajt

October 1, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Vrima e çelësit u bë kullosë makaronash

October 1, 2026
Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

October 1, 2026
Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

October 1, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 1, 2026
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com