• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i drogës/ Dënohet në Belgjikë me 12 vite burg Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS

by Java News
28/02/2023 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtësia belge ka dënuar me 12 vite Ramazan Rrajan, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Sipas mediave vendase, gjykata vendosi dënim me 12 vjet burg për krerët e grupit kriminal shqiptaro-letonez, tre vjet më shumë se sa kishte kërkuar Prokuroria Publike.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.foto galeri

Për të ilustruar këtë deklaratë, prokuroria publike iu referua kutive të mbushura me para të drogës, fotove të drogës, konfiskimit të orëve luksoze.

“Hetuesit kanë mundur të përcaktojnë organizimin rreth 36-vjeçarit Kaspars ‘The Boss’ N., falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e tij në Berchem.

Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan R. duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742. Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat. Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavan 57 kilogramësh kokainë”, shkruan media belge

Por si nisi hetimi?

“Antwerp” është pjesë e një hetimi të nisur në Bavari të Gjermanisë. Në vitin 2018, policia atje mori një denoncim nga një supermarket ku përveç bananeve gjetën edhe kokainë në kuti.  Ai që kishte themeluar kompaninë e bananeve ishte Kaspars N. nga Letonia i cili jetonte në Berçem afër Antëerpit të Belgjikës.  Sipas prokurorit, biznesmeni letonez ishte një trafikant ndërkombëtar teksa kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador dhe Republikën Domenikane.

Përgjimet

Policia kishte vendosur aparate përgjimi në banesën e tij në Berçem duke përgjuar disa telefonata rresht. Në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (buka përdorej si gjuhë e koduar për 1 kg kokainë) në Evropë, me një vlerë neto prej më shumë se 11 milionë euro.

Të gjitha bisedat e përgjuara kishin të bënin me futjen e ngarkesave të kokainës, ku banda përdorte GPS për të gjetur kontejnerët e kokainës, makina me vendngarkimet e caktuara, dokerë të korruptuar që nxirrnin kokainën, madje edhe një oficer policie të korruptuar që ‘mbyllte njërin sy’.

Sherri me avokatët

Pas ngritjes së aktakuzës, ka pasur një përplasje të ashpër mes kryetarit të gjykatës dhe avokatëve. Avokates iu kërkua të paraqesë kërkesën e saj me shkrim tek të gjitha palët. Sipas medias belge  avokatët e trafikantëve të drogë përpiqen të sillen vazhdimisht në këtë mënyrë kur mbrojnë të tilla raste.  Avokati Sanne De Clerck, i cili përfaqëson të dyshuarin kryesor Kaspars N. e refuzoi një të tillë, ndërsa edhe avokatët e tjerë vepruan po njësoj.

Operacioni i vitit 2020

Pak orë para bastisjes së madhe në dhjetor 2020, kreu i bandës Kaspars N. mori një telefonatë se policia ishte pranë tij. 13 anëtarët e bandës po ndiqen penalisht për trafik të sasive të mëdha të kokainës, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Policia sekuestroi një kontejner me 57 kg kokainë mes bananeve. “Vetëm në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (gjuha e kodit për 1 kg kokainë) në Evropë”, tha prokurori.  Një kilogramë kokainë llogaritej për 26 mijë euro duke prodhuar një pasuri kriminale prej më shumë se 11 milionë euro”.  “Vetëm kini kujdes nëse mendoni se do të hani perime të shëndetshme. Kjo bandë e trafikut të drogës ka biznese të ndryshme që pastrohen paratë”, u shpreh prokurori.

Prokuroria kërkoi 9 vjet burg për Kaspars N. dhe 8 vjet për dy drejtuesit e tjerë, Musa G. dhe Ramazan Rrajën, ndërsa për anëtarët e tjerë të bandës pritet të përballen me dënime nga 4 deri në 6 vjet./m.j

 

Next Post
Si kanë ndryshuar numrat e ndjekësve për Luizin, Kiarën dhe Oltën! Ja shifrat në Instagram

VIDEO/ Në krizë lidhja me Luizin, Olta 'tifo' për Kiarën: Më ka pëlqyer shumë sjellja jote, unë do reagoja shumë keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In