• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i drogës/ Alket Hatija ishte liruar edhe në vitin 2014 nga gjykata

by Java News
17/07/2017 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirimi i Alket Hatisë ka shkaktuar përplasje mes institucioneve të drejtësisë, por të dhënat tregojnë se i dënuari për trafik droge nuk e shleu të plotë dënimin e tij të parë pas pretendimeve se “bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike”.

Nga Elton Qyno

Lirimi i Alket Hatisë me vendim të Gjykatës së Durrësit, edhe pse Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkaktoi debat mes institucioneve të drejtësisë si dhe nxiti një kontroll të Inspektoriatit të KLD-së. Megjithatë, ky nuk është vendimi i vetëm në favor të Hatisë, i dhënë nga drejtësia shqiptare.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se Hatija nuk e ka shlyer të plotë dënimin me 10 vjet e 8 muaj burg të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe të konfirmuar nga Apeli për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”.

Sipas vendimit të parë të Gjykatës së Elbasanit, Alket Hatija u arrestua në shtator  2008 dhe u lirua në dhjetor 2014, pasi gjykata e cilësoi të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit. Vendimi i gjykatës përcakton se ditën e lirimit, më 23 dhjetor 2014, Hatisë i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e gjashtë muaj burg.

Alket Hatija ka argumentuar me sukses para gjykatës së Elbasanit se bashkëshortja e tij vuante nga sëmundje kronike.

“Situata përkeqësohet akoma dhe më shumë pasi bashkëshortja e sëmurë jeton me dy vajzat e mitura, dhe për pasojë e vetme nuk mund të përballojë rritjen e dy fëmijëve të mitur,” ka argumentuar ai para gjykatës.

Një tjetër argument i paraqitur në gjykatë është fakti se atij i kishin mbetur më pak se dy vite burg për të shlyer, çka sipas mbrojtjes përmbush kriterin kryesor të parashikuar në nenin 59/a të Kodit Penal që flet për “pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në prove”.

Njëherësh, Hatija i ka paraqitur gjykatës dhe një relacion të drejtorisë së burgut të Peqinit, në të cilin thuhet se:”…gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit sjellja e të dënuarit ka qënë tepër korrekte me bashkëvuajtësit, me personelin e institucionit…”

Prokuroria e Elbasanit e kundërshtoi lirimin e tij të parakoshëm, por gjykata vendosi të pranojë kërkesën dhe urdhëroi që Hatija të mbante kontakte të vazhdueshme me shërbimin e provës.

Vetëm 2 vjet e gjashtë muaj pas lirimit nga burgu, Hatija është kthyer sërish në vëmendjen e drejtësisë, pasi Interpol Roma e kërkon atë pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar atë me 20 vjet burg.

Por gjyqtari Petrit Çurri i Gjykatës së Durrësit e quajti të paligjshëm arrestimin, ndërsa pranoi argumentet e të akuzuarit se vendimi i Gjykatës së Milanos kishte shqyrtuar të njëjtat fakte kriminale si ajo e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Shqipëri.

Prokuroria e ka apeluar çështjen, duke pretenduar se vendimi i lirimit është dhënë në kundërshtim me parashikimin e Kodit të Procedurës Penale në raste të ngjashme dhe se pretendimi i Hatisë nuk mund të vërtetohet pa administruar vendimin e Gjykatës së Milanos.

Avokati i 44 vjeçarit Hatija, Denion Bogdani argumenton të kundërtën.

“Vendimi i gjykatës së Durrësit që urdhëroi lirimin e Hatisë është i drejtë dhe nuk duhet të paragjykohet nga askush, për aq kohë sa ne si shoqëri pretendojmë dhe kërkojmë çdo ditë drejtësi,” tha avokati për BIRN.

“Në kuptim të Konventës Evropiane për ekstradimet dhe të nenit 491/ç dhe 493/3 te K.Pr.Penale bën që Alket Hatisë t’i jetë cënuar parimi bazë i të drejtës penale “ne bis in idem”, jo dy herë për të njëjtën vepër dhe për pasojë të mos ekzistojnë as kushtet për ekstradimin e tij në të ardhmen, çka determinon në mos caktimin e një mase shtrënguese sigurimi,” shtoi ai.

Avokati pretendon se dënimi i formës së prerë, i dhënë së fundmi në Itali nuk ka asnjë efekt në Shqipëri në lidhje me ekstradimin e Hatisë dhe theksoi faktin se klienti i tij nuk ka tentuar t’i shpëtojë në asnjë rast drejtësisë. Në të kundërt, Prokuroria e ka çuar lirimin e tij në Apel, duke pretenduar paligjshmëri në vendimin e Gjykatës së Durrësit.

Next Post
100 % e qytetarëve serbë janë për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

100 % e qytetarëve serbë janë për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com