Një 55-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan 134 kilogram kanabis sativa. Guardia di Finanzia e Barit prangosi shtetasin kosovar pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip Crysler me targa anglese u evidentua lënda narkotike.
Droga ishte fshehur në serbatorin e mjetit, dhe dyshimet e policisë lindën pas një anomalie të mjetit duke humbur karburantin gjatë kohës që po i nënshtrohej procedurave në portin e Barit.Droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Britaninë e Madhe.