• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati në Argjentinë: Forcim të bashkëpunimit tregtar

by Java News
03/11/2015 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Argjentinë.

Kjo vizitë  që vjen pas 15 vitesh që nga vizita e fundit e një Ministri të Jashtëm shqiptar në këtë vend me lidhje të forta historike, thekson Bushatit,  shërben si një shtysë për ripërtëritjen e marrëdhënieve dypalëshe.

“Bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve të evidentuara në organizatat ndërkombëtare duhet të reflektohet dhe në fusha të tjera dhe sidomos në bashkëpunimin ekonomiko-tregëtar. Mes dy vendve ka një potencial të lartë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ekziston vullneti për të shfrytëzuar maksimalisht atë”, deklaron ministri.12189115_838697866243997_2667840504031778694_n

Në kuadër të kësaj vizite, Bushati pati takime me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Kulteve, Hector Marcos Timerman, Zv.presidentin e vendit dhe Presidentin e Senatit, Amado Boudou, me kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Argjentines, Guillermo Carmona si dhe me diasporën shqiptare.

“Pata mundësinë e mirë për të diskutuar me autoritet e larta të këtij vendi për disa sfida dhe veçori të perbashkëta që nxisin një bashkepunim më të mirë mes dy rajoneve dhe vendeve tona”, deklaron Bushati.

12065937_838698276243956_2672502690590188832_nNë takimin me homologun e tij të Argjentinës, Bushati  kërkoi zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën tregtare, energjisë së rinovueshme, bujqësisë dhe turizmit.

Ministri Bushati i kërkoi homologut Timerman që të ndërmarri hapat e nevojshëm që do të mundësonin pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Dy ministrat vlerësuan rolin e çmuar të diasporës shqiptare në këtë vend si pjesëmarrës aktive në jetën demokratike të Argjentinës si një urë e rëndësishme për institucionalizimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.12190890_838698529577264_1792249941145055651_n

Në takimin me Zv.presidentin dhe Presidentin e Senatit, Amado Boudou u vlerësuan marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore mes dy popujve, ndërsa kjo vizitë u konsiderua nga palët si një hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në takim me kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Argjentinës, Guillermo Carmona, u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh, intensifikimin e dialogut politik dhe rolin e diplomacisë parlamentare si një instrument i rëndësishëm për bashkëpunimin ne te ardhmen.

12065825_838702182910232_125162575857011020_nNë përmbyllje të vizitës së tij në Argjentinë, Bushati zhvilloi një takim të veçantë me një grup përfaqësuesish të diasporës shqiptare të Argjentinës, si një prej diasporave më të vjetra shqiptare në botë.

Ai përgëzoi për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare si dhe u dhuroi disa kopje të Abetares shqipe për nevojat e komunitetit për promovimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në brezat e rinj.

Gjithashtu, ministri i ftoi ata që si një prej diasporave më të vjetra në botë të marrin pjesë në samitin e diasporës që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të vitit tjetër.

Next Post

Studentët nuk dorëzohen, qëllojnë me vezë edhe Ministrinë e Arsimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com