• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trafikonte drogë drejt Greqisë, sekuestrohen 30 kg kanabis/ Pranga 24-vjeçarit në Korçë. Procedohet penalisht bashkëpunëtori

by Java News
26/07/2022 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sasi prej 30 kg kanabis është gjetur dhe sekuestruar në fshatin Ponçarë në Korçë gjatë mbrëmjes së djeshme. Në pranga është vendosur një shtetas me iniciale E.Z, 24 vjeç.

Blutë e Korçës e gjetën lëndën narkotike në një sipërfaqe toke në afërsi të banesës të të riut.

Gjithashtu nga ky operacion është proceduar penalisht edhe një tjetër 32-vjeçar me iniciale A.Z. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin këtij të fundit, u gjet e sekuestrua një motor i markës “Peda Tek”, pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.

Ky aksion përbën fazën 10 të operacionit të koduar “Restart” që ka nisur tetë muaj më parë me goditjen e një grupi kriminal që trafikonin drogë drejt Greqisë.

Sipas policisë, në kuadër të këtij operacioni të gjerë, në total janë sekuestruar 565.5 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar 23 persona.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e dhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar tetë muaj më parë.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen 30 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në​ 23 numri i të ndaluarve, në 565.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tetë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ dhjetë të tij, si rezultat i së cilës u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:

– E. Z., 24 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– A. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacioneve të grumbulluara se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesës së tij në fshatin Ponçarë, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta sportive, me 30 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shokut të tij, shtetasit A. Z., u gjet e sekuestrua një motor i markës “Peda Tek”, pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
Barometri i Ballkanit/ Problemet ekonomike, shqetësimi më i madh i shqiptarëve, në nivel më të lartë se rajoni

Barometri i Ballkanit/ Problemet ekonomike, shqetësimi më i madh i shqiptarëve, në nivel më të lartë se rajoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
Trump: Është bërë përparim i madh për bazën ushtarake amerikane në Poloni -

Trump paralajmëron vendim për Iranin dhe bisedime me Huthitë: Do të shohim çfarë do të ndodhë

September 18, 2026
Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Dënimi i Krasniqit, avokati: U dënuan për shkak të posteve politike, kjo është e papranueshme

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com