• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikonin kokainën në Itali përmes call-centerave në Shqipëri/ Policia zbulon rrjetin, të përfshirë 12 shqiptarë: Ja si përdoruesi i drogës zbuloi gjithë bandën

by Java News
27/03/2022 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i prokurorisë dhe policisë së Periugas ka zbardhur rrjetin e trafikut të kokainës, ku nëpërmjet Shqipërisë shitej droga në qytetet italiane. Sipas mediave italiane, Shqipëria përdorej si pika kryesore e kontaktit përmes call-centerave, ku klientët telefonin për të rënë dakord mbi çmimin dhe blerjen e kokainës.

Gjithashtu, shumë prej shqiptarëve shkonin drejt Italisë me vizën turistike 3 mujore dhe më pas ktheheshin në shtëpi me portofolin plot. Ata fitonin deri në 6 mijë euro në muaj për llogari të organizatës që trafikonte kokainën.

Midis shumë të ndalurve dhe personave të dyshuar janë 12 shqiptarë. Policia ra në gjurmë e organizatës së trafikut të kokainës kur karabinierët ndaluan një përdorues droge i cili tregoi në detaje se ku e kishte marrë ‘mallin’, duke iu dhënë hetuesve elementë të shumtë për të identifikuar krejt bandën.

Me kërkesë të Prokurorisë së Perugias, gjykata vendosi 20 masa sigurie; një me burg, 4 me arrest shtëpie, dhe 4 të tjerë mbajtjen nën hetim dhe qëndrim të detyruar në Umbria, po ashtu edhe për 11 të tjerë, shkruajnë mediat italiane. 

Ndërkaq, një shqiptar  u la në burg,  një grua rumune dhe dy shqiptarë të tjerë u urdhëruan me detyrim paraqitje. Gjatë hetimeve, karabinierët sekuestruan 6 kilogramë kokainë.

Nëse kokaina do të hidhej në treg, ajo do të kapte shifrën e 3 milionë eurove. Gjithashtu gjatë hetimeve u kryen kontrolle në banesa dhe ambiente të konsideruara si baza operative të organizatës së trafikut të drogës. Hetimi kishte nisur në qershor të vitit 2019 ku deri më tani janë bërë të paktën 500 transferta, duke konfirmuar një xhiro tejet fitimprurëse. Ndërkaq, hetimet po shtrihen edhe përtej Italisë ku dyshohen të përfshirë 12 shqiptarë, një rumune dhe një egjiptiane./m.j

Next Post
berisha basha

Zyrë të re pranë...?/ Skenar si "foltoret" e Berishës: Ja lëvizja e Bashës pas dorëheqjes, vendi ku do zhvillojë takimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Vidhet makinën në Pogradec, e kishte lënë pronari me çelësat brenda, arrestohet autori

September 9, 2026
Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

September 9, 2026
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite -

Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite –

September 9, 2026
VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com