• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikimi i 574 kg kanabis, gjykata vendos arrest me burg për Ben Çamin

by A R
29/02/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Lutfi Shabani, i dyshuar si një prej organizatorëve të trafikimit të sasisë prej 574 kilogram kanabis sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës disa ditë më parë.

Shabani, i njohur me nofkën Ben Cami, u prangos së bashku me dy shtetasit e tjerë Eldi Zahiri dhe Janaq Kaçeli.

Në mjetin e mallrave të drejtuar nga shtetasi Eldi Zahiri, ishin fshehur 30 pakot me kanabis me rreth gjysëm tonë kanabis.

Gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e Ben Camit në kushtet e flagrancës, por pavarësisht kësaj provat e paraqitura nga prouroria ishin të mjaftueshme për ta izoluar atë në burg si një prej organizatorëve të trafikimit të drogës.

Gjykata dha masën arrest me burg edhe për Eldi Zahirin, i cili i kap në kamionin tip “MAN”, me 574 kg kanabis si dhe për bashkëpunëtorin tjetër Janaq Kaçelin.

Kush është Ben Çami

Ky është Lutfi Shabani i njohur në Durrës si “Ben Çami”, që tashmë ka rënë në pranga si organizator i trafikut të 570 kg hashash, të sekuestruar në kamionin e bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Mësohet se Ben Çami në kartelat e policisë njihet edhe me emrin Artan Shabani dhe rezulton i dënuar edhe dy herë të tjera nga Gjykata e Krimeve të Rënda brenda këtij 10 vjeçari.
Bazuar në dosjen që ABC News ka siguruar, rezulton se dënimi i parë i Ben Çamit nga kjo Gjykatë është dhënë në vitin 2007 duke dënuar me 2 vite burg. Ky dënim, i është dhënë si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me grupin e Emiljano Shullazit, të arrestuar në operacionin e koduar “Identikit”. Në dosje, thuhet se Ben Çami ka furnizuar rrjetin e drogës së Shullazit me përziërs, ku janë kapur dhe sekuestruar rreth 100 kg përziers herion. Ndërkohë grupi që drejtohej nga Shullazi, rezulton ka trafikuar rreth 150 kg heroinë nga Turqia me korrier shtetas gjerman e kroat drejt Shqipërisë ku përpunohej në një laborator droge dhe më pas ajo nisej drejt Italisë.
Por pavarësisht dënimit, Ben Çami ka vazhduar aktivitetin e trafikut të drogës, ku vetëm pak muaj pasi lë qelit e dënimit, arrestohet në rrugën Kavajë-Durrës me mbi 15 kg heroinë që dyshohej se vinte nga Maqedonia. Me arrestimin e tij, policia I vuri prangat edhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë shqiptar por që kishin edhe shtetesi maqedonase dhe amerikane. Ky rrjet, sipas dosjes së dënimit, ka dërguar në Itali në 4 rrugë rreth 54 kg heroinë, e cila vinte nga Turqia pas përpunimit dërgohej në Itali. Si pjesë e këtij rrjeti në shtator të 2009 Ben Çami është dënuar përfundimisht me 8 vjet burg.
Nuk jepen detaje për kohën e daljes nga burgu, por lirimi i Ben Çamit nuk ka zgjatur shumë, pasi u arrestua 2 ditë më parë në Durrës, vetëm pak orë pas bllokimit të kamionit të mbushur me 570 kg hashash në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Si pjesë e këtij rrjeti, u arrestua edhe shoferi i kamionit Eldi Zahiri dhe bashkpunëtori tjetër Janaq Kaçeli. Para prokurorit Behar Dibra, asnjëri nga të arrestuarit nuk ka pranuar të flas për drogën e ngarkuar në kamion. Ndërkohë pritet që gjatë ditës së hënë, Gjykata e Krimeve të Rënda të marr në shqyrtim kërkesën e prokurorise për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit e kamionit të mbushur me 570 kg hashash e që kishte destinacion Turqinë.

Next Post

Nisma ligjore në Komision, i hapet rruga zgjedhjes së kreut të RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para

February 14, 2026
Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In