• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikimi i 1.2 tonëve kanabis, si u liruan doganieri dhe 2 inspektorët e policisë

by A R
19/07/2017 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doganieri dhe dy inspektorët e Policisë së pikës kufitare të Kakavijës, të cilët u akuzuan si të përfshirë në trafikimin e sasisë rekord prej 1.2 ton kanabis në Greqi, janë liruar nga Gjykata e Gjirokastrës, shkruan “Panorama”.

Inspektori i Policisë së Kufirit në Kakavijë, Blerim Mëhilli
Inspektori i Policisë së Kufirit në Kakavijë, Blerim Mëhilli

Ngjarja ndodhi më 17 shkurt të këtij viti, ku kamioni me lëndë narkotike u kap nga doganierët grekë pasi kishte kaluar palën shqiptare. Më pas, më 25 prill, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u arrestuan doganieri Ylli Rustemi, si dhe inspektorët e Policisë së Kufirit në Kakavijë, Blerim Mëhilli dhe Vladimir Skrapalliu.

Fillimisht, ata u arrestuan me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por më pas vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda u tërhoq nga kjo akuzë, duke lënë në fuqi vetëm atë me “Shpërdorim detyre”. Për këtë arsye, dosja kaloi në kompetencë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Tre të akuzuarit dolën dje për vlerësimin e masës së sigurisë, ku pala mbrojtëse kërkoi hetim në gjendje të lirë. Në fund, gjyqtarja caktoi “detyrim paraqitje” për doganierin dhe dy inspektorët e policisë.

Në bazë të arsyetimit që dha Gjykata, Blerim Mëhilli, polic i Kakavijës (i proceduar penalisht edhe më 2009 dhe i larguar nga radhët e Policisë në atë periudhë për një vepër penale dhe i rikthyer 3 vjet më vonë) do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Për të njëjtën vepër penale do të gjykohen edhe dy të tjerët. Kamioni me drogë, në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner për të evidentuar ngarkesën me lëndë narkotike, e cila ka qenë vendosur në një hapësirë të parapërgatitur në pjesën e përparme të karrocerisë së kamionit. Rezulton se kamionit nuk iu mat gjatësia e jashtme e karrocerisë me hapësirën e brendshme.

Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftueshme për të kuptuar se në karroceri ka ndërhyrje. Gjithashtu nuk u krye as kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla. Kalimi i kamionit me një sasi rekord prej 1.2 tonë lëndë kanabis sative u trajtua me mjaft jehonë në mediat greke.

Kjo, pasi mjeti me targa shqiptare kaloi pa problem në doganën shqiptare të Kakavijës, ndërsa pala greke, pasi e kaloi në skaner, zbuloi drogën e fshehur. Shoferi arriti të arratisej duke hyrë në tokën shqiptare, pasi doganierët grekë i bënë shenjë për ta kaluar në kontroll të imtësishëm.

Ndërkohë, pas arrestimit të doganierit dhe inspektorëve të policisë, u shpall në kërkim Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit që u kap me kanabis./a.m.

Next Post
Të afërmit e autorit takojnë në spital babain e 15-vjeçarit të plagosur, ja biseda mes tyre

Mbi 100 të lënduar në 24 orë te Trauma nga konfliktet dhe aksidentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In