• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trafikanti i heroinës që kërkohej nga Italia gjendet në Kavajë

by A R
17/04/2024 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet policore vunë në pranga një 46-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik heroine. Samuel Garuja u gjet në Kavajë dhe pritet tashmë që të ekstradohet drejt vendit fqinj ku ndaj tij ka një masë sigurie arrest me burg, nga gjykata e Katanzaros. 46-vjeçari akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, që dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.

“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 5”.

Gjatë operacionit, u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Samuel Garuja 46 vjeç. Gjykata e Katanzaros, Itali, më datë 04.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi”, tha Policia e Shtetit në një njoftim për mediat.

/a.r

Next Post
Hasani takohet me Thaçin në Hagë: Mbështetja e Shqipërisë, në çdo rast dhe për çdo gjë

Hasani takohet me Thaçin në Hagë: Mbështetja e Shqipërisë, në çdo rast dhe për çdo gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armën plot, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

September 29, 2026
Politikani francez: Netanyahu shkaktoi një seri ngjarjesh katastrofike në Lindjen e Mesme -

“Mos u ngatërroni me ne!”- Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, nëse ata bëjnë gabim dhe na sulmojnë…

September 29, 2026
“Ambicia jonë, jo vetëm të jemi anëtarë të NATO-s”- 75 oficerë nga Shqipëria e Kosova nisin tre kurset profesionale, Nufi: Investim për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit

“Ambicia jonë, jo vetëm të jemi anëtarë të NATO-s”- 75 oficerë nga Shqipëria e Kosova nisin tre kurset profesionale, Nufi: Investim për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit

September 29, 2026
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Nuk ka kohë për qetësi”- sekretari i NATO-s paralajmëron, Rutte: Kemi një mesazh të fortë për Moskën!

September 29, 2026
“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

September 29, 2026
I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

September 29, 2026
Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

September 29, 2026
Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

September 29, 2026
Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

September 29, 2026
Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com