• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikantët shqiptarë mbushin malet e Spanjës me drogë si Lazarati/ Efektivi: Investojnë shumë, por paratë që fitojnë janë…

by Java News
21/09/2020 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafikantët shqiptarë të marijuanës i kanë kthyer malet Pirenej në ‘vendet e tyre’ kultivimit të lëndës narkotike.

Mediat spanjolle raportojnë se ata shfrytëzojnë zonat e pabanuara për të krijuar fermat e tyre industriale dhe zonat më të spikatura prej tyre janë rajonet si Hoya de Huesca, PallarsJussà (Lleida) ose qarku i vjetër i Ribagorza-s.

Kultivuesit tradicionalë i janë bashkuar mafies shqiptare dhe plantacionet gjigande ruhen nga njerëz të armatosur, të cilët rekrutohen nga ish-ushtarakë të Evropës Lindore.

Trafikantët e zhvendosur në Pirenej, e kanë kthyer kultivimin e marijuanës në një biznes serioz dhe potencialisht më të rrezikshëm.

Pse shqiptarët “pushtuan” Pirenejtë

Në Pirenej u ndërtuan rezervuarë gjigandë nga shteti, e për pasojë banorët u shpronësuan për t’u zhvendosur në qytete. Këto zona malore siguruan kushtet e favorshme për plantacione; ujë, dritë, fara të përshtatura për tokat. Të gjitha këto elementë gjendeshin për përvojën e shqiptarëve në mbjelljen e marijuanës.

“Mos u gaboni, lënda narkotike këtu nuk është diçka e re“, tregon një kultivues i vjetër, i cili më tej shton “helikopterët e policisë kanë qarkulluar me vite. Në fillim, gjatë viteve ’70 ishin disa banorë të zonës, rritën disa bimë, por rezultoi se fara ishte e cilësisë së dobët”

Nëse ata kanë arritur ta bëjnë këtë biznes të funksionojë, kjo është në sajë të gjykimit të tyre, një infrastrukture të sofistikuar dhe një organizate të frymëzuar nga “ushtria” që kishin provuar tashmë shumë më parë në vende si vetë Shqipëria ose Italia e Jugut.

“Pa asnjë lloj dyshimi ka pasur një ndryshim cilësor dhe sasior në llojin e të korrave ”, tregon një efektiv policie që bën pjesë në Sektorin e Narkotikëve. “Gjatë muajve të fundit, ka pasur operacione policore që kanë ndihmuar në zbërthimin e enigmës, në mënyrë që ta kuptojmë se si funksionon, por sfida e madhe mbetet zbërthimi i shpërndarjes së rrjetit për të kuptuar më pas se kush qëndron në krye të organizatës”, tha ai.

“Kuptojmë se paratë që ata mund të marrin nga plantacione si këto janë të pallogaritshme, por ata gjithashtu duhet të investojnë shuma të mëdha. Duhet të marrin me qira automjete, të ndërtojnë infrastrukturë dhe të mbajnë një grusht njerëzish në male për pesë apo gjashtë muaj ”, shpjegon efektivi i policisë.

droge

Një muaj më parë tani, Policia Kombëtare e Huesca, Lleida dhe Barcelona kreu një operacion të ri të përbashkët kundër një grupi shqiptarësh që operonin në një vilë në Lleida.

Ata e përdornin atë si një qendër operacionesh, një ndërtesë në Monzón (Huesca) dhe një zonë e izoluar pranë lumit Noguera Ribagorzana, në kufirin administrativ të Aragonës dhe Katalonjës.

Edhe një herë, modeli u përsërit dhe teoria u konfirmua se mafia lindore kishte zgjedhur mallet Pirenej për të prodhuar marijuanën.

Si rezultat i operacionit katër anëtarë të organizatës u arrestuan dhe 7,870 bimë u sekuestruan – pesë tonë e gjysmë, të papërpunuara dhe 107 rrënjë marijuana.

Vetëm disa ditë më parë, Garda Civile kishte arrestuar një 32-vjeçar shqiptar si dyshohet se ishte përgjegjës për një plantacion me 2,427 bimë marijuane, të vendosura në bregun e djathtë të rezervuarit të Santa Ana, në Os de Balaguer (Lleida).

Teknika që ata kishin përdorur për të fshehur dhe mirëmbajtur rrënjët e kanabisit ishte e njëjta. Ata kishin rimarrë një tokë nga një zonë pyjore, e fshehur midis pemëve dhe shkurreve, dhe e kishin furnizuar me ujë.

droge shptare spanje

g.kosovari

Next Post
‘Luli të falë për familjet e tërmetit një nga vilat e fituara nga gjobat’/ Veliaj akuza: Ka një pallat e 2 vila në Tiranë, +2 në Lalëz

'Luli të falë për familjet e tërmetit një nga vilat e fituara nga gjobat'/ Veliaj akuza: Ka një pallat e 2 vila në Tiranë, +2 në Lalëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In