• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Luli të falë për familjet e tërmetit një nga vilat e fituara nga gjobat’/ Veliaj akuza: Ka një pallat e 2 vila në Tiranë, +2 në Lalëz

by Java News
21/09/2020 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje kreut demokrat Lulzim Basha që të falë një nga vilat e tij për familjet e prekura nga tërmeti.

Në intervistën në News 24 për Bashkim Hoxhën, Veliaj ironizoi Bashën duke deklaruar se është I vetmi që gjatë kohës së tërmetit shtoi shtëpitë.

Ka fushatë por është nga ana e tyre dhe është autogol për ta.

“Unë ende pres të vijë një kuti me ndihma. Kur pashë gjimnazistë çuna dhe goca të rinj pa rrogë që mblidhnin ushqime në shtëpi dhe adoptonin një gjyshe. Pra ku ka vullnet ka zgjidhje. Këtu ka vullnet vetëm për të thënë ku jam unë në listë, po për të dhënë një dorë ose për të pasur një lider opozite që thotë: Më pa zoti me gjobat që vura u bëra me 5 vila. Po ta falë njërën për tërmetin se në fakt zona ku do shkoj sot në Petrelë është ngjit me vilat e tij, po se kemi parë këtë zgjedhje”, deklaroi Veliaj teksa i numëroi 5 vilat.

Bashkimi: Dëmshpërblimi i tërmetit

Veliaj: Bashkia Tiranë i kalon me lote këto lista. Ne marrim dosjet nga Njësia Administrative. Disa herë mund të mungojë ndonjë dokument në dosje dhe ua kthejmë qytetarëve për t’’i plotësuar.

Një pjesë tjetër ka të bëjë me faktin se nga momenti që Bashkia merr vendimin duhet 10 ditë që kjo të kalojë në prefekturë. Nëse dikush dëgjon emrin në Këshill Bashkiak dhe shkon menjëherë te posta, kjo nuk ka si të ndodhë.

Nga 11 mijë aplikime në Tiranë rreth 6 mijë kanë mbaruar punë. Rreth 1 mijë kanë shtëpi të dyta dhe të treta. Kjo është një skemë solidariteti, një skemë për të ndihmuar atë që realisht nuk ka mundësi. Nëse dikush ka, po mar shtetasin Lulzim Basha, pallat në Tiranë, dy vila në periferi të Tiranës dhe dy vila në Hamallaj në Lalëz, një njeri që ka 5 vila të deklaruara, nuk përfiton nga kjo. Këtu përfiton ai që është hallexhi.

Bashkimi: Do të ketë një afat përfundimtar kur do t’i marrin të gjithë paratë?

Veliaj: Ne kemi vënë si afat fundin e këtij viti. Sot është data 21 shtator,. Është viti nga tërmeti i parë. Ne sot japim në Petrelë shtëpinë e 62-të. Pra kemi mbaruar brenda vitit shtëpitë e tërmetit të shtatorit dhe kemi dhënë 3 mijë pagesa. Pra tërmeti është më i vogël dhe ne kemi dhënë 3 mijë pagesa dhe 62 shtëpi.

Ky tjetri ishte tërmet shumë më i madh. Kemi mbi 10 mijë pagesa, 1 mijë shtëpi individuale dhe 3 mijë apartamente. Me shtëpitë individuale dhe me pagesat përfundojmë këtë vit, ndërsa apartamentet nga natyra e ndërtimit do të marrë ndoshta edhe një vit.

g.kosovari

Next Post
Rama, batuta në Berat: Futini një bojë të bardhë mureve, se duket si Bathorja e viteve 90

Rama, batuta në Berat: Futini një bojë të bardhë mureve, se duket si Bathorja e viteve 90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com