• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikantët e aeroplanit ikën me skaf në grykëderdhjen e Ishmit!

by Aalison Pearse Stevens
18/09/2016 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat paraprake të hetimit të ngecjes së avionit të drogës në Ishëm të Durrësit kanë hedhur dritë mbi detaje të reja që bien ndesh me dëshminë e pilotit italian, Guido Guidi.

Burime të prokurorisë i thanë “Gazeta Shqiptare” se ajo u që përshkrua nga 69-vjeçari si një fluturim njohjeje, mund të ketë qenë tentativë për trafik të pastër ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Nga indiciet që disponon prokuroria, ka dyshime se persona të tjerë kanë qenë duke e pritur pilotin së bashku me “mallin” gati për ngarkesë, por ngecja e avionit ka dështuar planet e tyre. Konkretisht, hetuesit kanë dyshime se trafikantët së bashku me hashashin kanë mbërritur me skaf në grykëderdhjen e Ishmit, në afërsi të pistës së avionit. Ata janë larguar me lehtësi përsëri me skaf pasi avioni ka ngecur dhe është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.

Nga pamjet e publikuara me dron, shihet qartë se pista është fare pranë grykëderdhjes së Ishmit, gjë që i ka bërë prokurorët ta konsiderojnë si pistë mbërritjen e hashashit me skaf ose peshkarexhë dhe jo në rrugë tokësore.

Gjithashtu, dyshimet janë se Guido Guidi ka zhdukur celularët që mbante me vete në mënyrë që të mos identifikoheshin bashkëpunëtorët e tij. Jo vetëm kaq, por një pjesë e grupit hetimor po heton pistën se individë të paidentifikuar – ndoshta vetë trafikantët – kanë tentuar ta çmontojnë avionin “Piper” në mënyrë që të zhdukej çdo gjurmë e linjës së trafikut. Ky plan ka dështuar, pasi çështja u bë publike dhe media mbërriti me urgjencë në vendngjarje, disa orë pasi avioni kishte rënë.

Një burim i grupit hetimor i tha “GSH” se vidat e krahëve të avionit janë liruar, dhe ky fakt kërkon një ekspertizë të mëtejshme.

Guido Andrea Guidi, 69-vjeçari që “ngeci” me një avion “Piper” në grykëderdhjen e Ishmit dhe që po hetohet për “Shkelje të rregullave të fluturimit ndërkombëtar” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”, ka përdorur një “smartphone” gjatë gjithë fluturimit, por që nuk është gjendur ende.

Burime nga prokuroria pohuan për “BalkanWeb” se ka dyshime të arsyeshme se piloti italian ka dorëzuar vetëm një telefon, ku nuk kishte shumë të dhëna, ndërsa tjetrin, atë me të cilin ka pasur kontakte dhe ka shkëmbyer mesazhe me trafikantët shqiptarë, mendohet se e ka “zhdukur” diku në zonën ku ra avioni.

Pilotit të avionit “Piper” i është ofruar tashmë mundësia e firmosjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me drejtësinë shqiptare në formën e të penduarit, por nuk dihet ende nëse do ta firmosë. (b.an)

Next Post
Dështimi sindikal ne Kosove

Dështimi sindikal ne Kosove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

February 19, 2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

February 19, 2026
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In