• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik nga Ekuadori, gjyqi më i madh i kokainës në Gjermani lidhet me shqiptarët

by Java News
13/02/2019 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka të ngjarë që ky të jetë gjyqi më i madh i kokainës në historikun e Republikës Federale Gjermane. Prokuroria e Landshut-it ka përpiluar aktakuzën kundër tetë meshkujve. Hetuesit supozojnë se të pandehurit janë pjesë e një rrjeti kontrabandistësh që mendohet të kenë kontrabanduar në Gjermani rreth dy tonë kokainë gjatë periudhës midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018. Ata akuzohen për tregti të palejuar me lëndë narkotike. Me sa duket kanë arritur të kapin kapo të nivelit të mesëm menaxhues të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike. Kjo del në pah nga dokumentet e gjykatës, të cilat i posedojnë gazetarë të NDR-së, BR-së dhe “Süddeutsche Zeitung”.

Policia e zbuloi krimin rastësisht në shtator 2017, kur në disa supermarkete të Bavarisë së Ulët ishin dërguar kuti me banane, në të cilat punëtorët e supermarkteve kishin gjetur paketa me kokainë. Hetuesit gjurmuan itinerarin e bananeve dhe konstatuan se në depot, ku ato rrinin për t’u stazhionuar kishte pasur disa vjedhje. Në këto depo ruhen banane dhe lloje të tjera frutash prej ku ato shpërndahen në Gjermani dhe Europë. Me ndihmën e një përgjimi shumë të ndërlikuar hetuesit kishin arritur kështu të zbulonin trafikantët. Në operacionet hetuese dhe zbuluese kishin marrë pjesë deri në 500 nëpunës të policisë, doganave dhe  hetuesisë.

Bandat shqiptare vidhnin
Hetimet zbuluan se kokaina kishte hyrë në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Gjermani. Vjedhësit hynin më pas në depot ku ruheshin frutat dhe vidhnin aty kokainën, deri më 320 kg për çdo vjedhje.

Bandat e vjedhësve vinin enkas nga Shqipëria. Gjatë periudhës së survejimit të depove, Enti Bavarez i Kriminalistikës kishte regjistruar gjithsej tetë vjedhje në depo staxhionimi në Bavari, Hessen, Nordrajn-Vestfali dhe në landin e Zarës.  Videot e përgjimit tregojnë se disa nga vjedhësit kishin qenë të armatosur.

Grupi kontrollohej dhe drejtohej, me sa duket, nga Hamburgu, ku njëri prej të akuzuarve kryesorë, Dario L. (21 vjeç), kishte marrë një banesë me qira. Në këtë banesë hetuesit më vonë gjetën edhe fletëngarkesa për banane. L. supozohet të jetë marrë me logjistikën e bandës, kurse Klajdi D. (25 vjeç) merrej me organizimin e vjedhjeve. Udhëheqës i grupit mendohet të ketë qenë 40-vjeçari shqiptar, Alberto K. Hetuesia i kishte survejuar pjesëtarët e bandës teksa studionin depot e staxhionimit ku do të bënin vjedhjet. Veç kësaj ishin përgjuar edhe biseda nga takimet e anëtarëve të bandës në një kafene të Hamburgut.

Në prill 2018 policia gjermane vendosi të kryejë goditjen e parë në mbarë Gjermaninë. U  kontrolluan apartamente banimi në Ahrensburg, Hamburg dhe Hannover, ku u gjetën dy revole dhe mbi 30 mijë euro cash. Katër anëtarë të bandës  u dënuan në dhjetorin e vitit të kaluar në Hamburg, në një gjyq më vete, pasi ishin kapur si korrierë të drogës teksa transportonin 180 kg kokainë nga Hamburgu në Holandë. Ata kanë marrë dënime me nga disa vjet burg, por prokuroria e Hamburgut ka paralajmëruar se do ta dërgojë vendimin në Apel, sepse masa e dënimit kishte qenë shumë e ulët.

Sukses i rëndësishëm për policinë gjermane
Tetë të akuzuarit në Landshut janë aktualisht në paraburgim. Procesi gjyqësor konsiderohet i veçantë edhe për faktin se ndër të akuzuarit ka edhe njerëz që kanë pasur rol drejtues. Peter Keller nga Enti i Krimeve Doganore flet për një “sukses që ka impresionuar edhe qarqet e trafikantëve”. Ishte “një rrjet vital, i cili tani është i shqetësuar për shkak të sukseseve hetimore”. Keller megjithatë pret që banda t’i zëvendësojë anëtarët e arrestuar.

Persona të tjerë që kanë të bëjnë me këtë grup, të cilët gjenden në Shqipëri, në Holandë dhe në Amerikën e Jugut, nuk janë kapur ende. Edhe në vende të tjera ka pasur gjetje kokaine në kuti bananesh që vinin nga Ekuadori, njëri syresh ka qenë në mars të vitit të kaluar në portin e Durrësit. Kryetari i grupit hetimor të Entit Bavarez të Kriminalistikës, Joerg Beyeser, i tha NDR-it se hetimet vazhdojnë. “Ne po përpiqemi tani që të gjejmë personat që qëndrojnë pas bandës dhe jemi duke bashkëpunuar mjaft intensivisht në nivel ndërkombëtar”, tha ai. Tani do të vendosë gjykata se kur do të fillojë procesi gjyqësor kryesor. Mbrojtjen e të akuzuarve e ka marrë përsipër avokati Hubertus Werner. Ai tha se procesi do ta tregojë se sa  të qëndrueshme janë provat dhe se pret që procesi të jetë i gjatë dhe i komplikuar. “Mendoj se, nisur nga numri i madh i të akuzuarve dhe avokatëve, do të jetë e vështirë të sqarohet e gjithë çështja”./ DW

/a.meta

Next Post
British American Tobacco në partneritet global me McLaren

British American Tobacco në partneritet global me McLaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

February 3, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

February 3, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In