• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

British American Tobacco në partneritet global me McLaren

by A R
13/02/2019 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

British American Tobacco (BAT), ka njoftuar sot partneritetin e ri global me McLaren, me bazë teknologjinë e avancuar dhe inovacionin.

Partneriteti shumë-vjeçar është fokusuar në përshpejtimin e proçesit të transformimit të duhanit, në zemër të të cilit është angazhimi i BAT për të ofruar një portofol të produkteve të cilat kanë potencial të reduktojnë riskun, që mund të sjellë ”një të nesërme më të mirë” për konsumatorët e tij.

Si pjesë e marrëveshjes, BAT do të punojë ngushtësisht me Teknologjitë e Aplikuara McLaren, duke ndarë ekspertizën teknologjike, përfshirë këtu; bateritë, materialet e avancuara dhe dizajnin. Dy kompanitë do të ndajnë praktikat më të mira, inovacionin, njohurinë dhe eksperiencën e përbashkët.

Ambicja e BAT-it, “Transformimi i Duhanit”, ka si qëllim t’i ofrojë konsumatorëve zgjedhje të duhanit dhe nikotinës, me më pak rrezik. Ky partneritet i jep BAT-it një platformë për të përshpejtuar rrugëtimin e tij dhe është dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të BAT në reduktimin e dëmit nga duhani.

Ky partneritet sjell bashkë dy kompani me një pasion të përbashkët për teknologjinë, inovacionin dhe dizajnin, si dhe një dëshirë të qartë për të sjellë një ndryshim të rëndësishëm dhe kuptimplotë përmes bizneseve të tyre.

BAT si partner global i skuadrës të Formula One, McLaren, do të ketë prezencë brenda dhe jashtë makinës përgjatë gjithë sezonit sipas rregullave dhe legjislacionit përkatës. Platforma e re dhe sfiduese e BAT-it, “ Për një të Nesërme më të Mirë” do të prezantohet në 14 Shkurt gjatë lançimit të makinës McLaren për vitin 2019.

Duke komentuar mbi këtë partneritet Shefi i Marketingut të BAT, Kingsley Wheaton, ndër të tjera tha se:
“Ne jemi jashtëzakonisht të ekzaltuar dhe krenarë për këtë partneritet, i cili na bën të mundur përshpejtimin e proçesit tonë të transformimit. Ky partneritet na jep një platformë të vërtetë globale, me të cilën do të duhet të rezononim më shumë me produktet tona të cilat kanë potencial në reduktimin e riskut, përfshirë këtu Vype, Vuse dhe markat e Glo. Së fundmi, inovacioni dhe teknologjia do të na mbështesin në krijimin e një “të nesërmeje më të mirë” për konsumatorët tanë në mbarë botën”.

Shefi ekzekutiv i McLaren Racing u shpreh se:
“Ne e mirëpresim BAT-in në skuadrën McLaren dhe mbështesim ambicjen e tyre për të sjellë një ndryshim të qëndrueshëm dhe kuptimplotë përmes inovacionit. Axhenda e transformimit të BAT është thelbësore në këtë partneritet dhe ne jemi të kënaqur të ndajmë përvojën dhe ekspertizën tonë për të ndihmuar në përshpejtimin e saj”.

Rreth British American Tobacco
British American Tabacco (BAT) është një kompani lider ndërkombëtare e mallrave të konsumit, e cila ofron produktet e saj në mbarë botën. Ajo ka të punësuar mbi 55,000 individë, ka prezencë në më shumë se 55 shtete dhe ka 42 fabrika. Portofoli strategjik i BAT është i përbëre nga marka globale dhe nga një gamë produktesh me rrezik potencialisht të reduktuar që është gjithnjë e më shumë në rritje, ku përfshihen produktet e avullimit dhe nxehjes së duhanit, po ashtu edhe produktet orale të duhanit dhe nikotinës si duhani i përtypshëm dhe bustina duhani pa nikotinë. Këto produkte me potencial në reduktimin e riskut janë të disponueshme në 28 tregje në mbarë botën, fushë e cila sipas planifikimeve, do të vazhdojë të zgjerohet. Vlera e tregut të kompanisë është £61.7 miliardë.

Next Post
FOTOT/ Salianji: Takimi im 6 minutësh me Arben Ahmetajn dhe gazetari Edi Manushi!

FOTOT/ Salianji: Takimi im 6 minutësh me Arben Ahmetajn dhe gazetari Edi Manushi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In