• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trafik kokaine e pastrim parash/ Zbulohet dhe emri i bosit shqiptar që ka lidhje me mafian e rrezikshme italiane. Me vilë personale në Majemi të SHBA

by Java News
17/02/2022 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni ndërkombëtar i Europol në luftën ndaj trafikut të drogës ka nxjerë në dritë edhe emra të tjerë të botës së krimit. Pas arrestimeve të bujshme në disa vende të Evropës, ku janë goditur banda të fuqishme shqiptare, ka dalë në sipërfaqe edhe emri i bosit shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës Artur Shehu.

Sipas medias investigative, OCCRP, Artur Shehu ka dyshime se është pjesë e grupit mafioz italian, Sacra Corona Unita. Për këtë shkak, Shehu mendohet se ka arritur të bëjë kaq shumë pasuri, sa të ketë vilë personale në një nga zonat më të mira të Majemit. Gjithashtu ai konsiderohet si një nga figurat kryesore të klanit shqiptar të trafikut të drogës, të vëllezërve Osmani.

Sipas mediave italiane, një nga detyrat e Artur Shehut ka qenë pastrimi i një pjese të të ardhurave të mëdha që klani Osmani përfitonte nga trafiku ndërkombëtar i kokainës që vinte nga Amerika e Jugut dhe shkonte vendeve evropiane përmes portit të Hamburgut në zonën e Pratos, ku edhe klani Osmani zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë disa dhjetëra milionëshe. Ky grup kriminal njihet gjithashtu edhe për shfrytëzim prostitucioni.

Ata kanë pasur nën kontroll kazinotë dhe shtëpitë publike të Pragës. Mediat italiane shkruajnë se kjo është një organizatë kriminale e nivelit shumë të lartë që i referohet vëllezërve Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani të cilët u goditën nga operacioni i fundit i inteligjencës së Europol “Shqiponja e zezë”.

Operacioni i përbashkët përfshiu autoritetet policore dhe gjyqësore të shtatë vendeve dhe bëri të mundur çmontimin e organizatës mafioze  “Osmani” e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Në operacionin e para dy ditëve u kryen gjithsej 80 kontrolle, u arrestuan 45 persona, u kapën drogë, armë dhe sende me vlerë afërsisht deri në 2 milionë euro.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale menaxhonte trafikun me shumicë të kokainës nga Amerika Latine me transport detar dhe ajror ku destinacion kishin vendet e Evropës. Spanja dhe vende të tjera të BE-së u përdorën më pas për operacione komplekse të pastrimit të miliona eurove të përfituara nga trafiku i drogës.

Grupi i rrezikshëm kriminal i tipit mafioz kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka të Spanjës, Gjermani dhe Kroaci. Ata pastronin shumë të mëdha të paligjshme, duke përdorur emra të tjerë, pajisje komunikimi të koduara dhe duke udhëtuar në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi.

Ky operacion i përbashkët është rezultat i një hetimi ndërkombëtar që përfshiu Departamentin e Hetimeve Anti-Mafia (Dia) dhe Forcat Policore të Belgjikës, Spanjës, Gjermanisë, Holandës, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë./m.j

Next Post
“Kur tha çupëlina s’ishte seksizëm por në sensin fëmijë”/ Duma: Xhaferaj xhentëlmen, Berisha bëri deklaratë skandaloze dhe askush s’reagoi

“Kur tha çupëlina s'ishte seksizëm por në sensin fëmijë”/ Duma: Xhaferaj xhentëlmen, Berisha bëri deklaratë skandaloze dhe askush s'reagoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In