17 persona janë arestuar nga autoritetet italiane, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Po ashtu, edhe gjykata e Brindizit vendosi arrest me burg për të 13 prej tyre, dhe la në arrest shtëpiak katër të tjerët.
Arrestimet janë bërë në provincat e Brindizit, Taranto, Romë, Arezzo, Rimini, Forlì dhe Matera.
Hetimi i nisur nga autoritetet italiane në vitin 2017 çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal, që dyshohet se trafikonte lëndë narkotike në sasi të mëdha. Droga që trafikohej më së shumti ishte marijuanë.
Sipas akuzës, droga vinte nga ajo që njihet si “Rrugë ballkanike”, që përfshin edhe Shqipërinë, ndërsa destinacioni i saj final ishte për përdorues droge në Italinë Qendrore dhe atë Veriore. Anëtarët e organizatës, siç doli nga hetimet, u rekrutuan nga një person që banonte në provincën e Tarantos.
/a.r