• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

by Alba Malltezi
21/01/2026 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Në të gjitha fotot dhe pamjet e publikuara nga 21 janari i 2011, ato përlejshje që janë fiksuar tashmë në videot dhe në memorien tonë, janë mes disa protestuesve dhe policisë, e cila është e rreshtuar me mburoja dhe skafandra në mbrojtje të godinës së kryeministrisë. Garda, e vendosur brenda godinës së kryeministrisë në një farë mënyre sheh situatën nga larg, në distancë, ashtu si disa gazetarë e ndoqën nga dy kullat në Bulevard, nga ana tjetër e rrugës.

Kur ndodhin vrasjet, protestuesit janë rralluar së tepërmi para godinës së qeverisë, nuk ka tashmë asnjë sulm, asnjë “karikim” masiv siç njihet në termin e këtyre protestave. Madje edhe policët me skafandra, nga pamjet, duket që janë tërhequr, duke treguar që komandantët e tyre nuk shikonin më asnjë rrezik real për një sulm ose një ‘’pushtim’’ të godinës kryeministrore. Ndonjë protestues qëllon ende ndonjë gur dhe të tjerët janë më shumë si vëzhgues të një eventi që po shkonte drejt fundit. Ndonjëri prej tyre ishte me duar në xhepa, si ata burrat që ndalojnë e qëndrojnë të shohin punimet në ndonjë ndërtim, një tjetër, i moshuar e me flokë të bardhë bën thirrje madje edhe te mos qëllojnë më me gurë. I largon nga kangjellat.

Po si shpjegohet që pikërisht në këtë moment, ndërsa protestuesit duken qartazi të rralluar, Garda e Republikës qëllon në mish duke vrarë katër persona dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë?  Cili ishte motivi i “urrjetjes” apo i “rrezikut” për Gardën që të shkaktonte viktima? Kemi parë në protesta europiane ku kanë ndodhur viktima, për shembull në Genova në Itali, ku një djalë humbi jetën mes protestuesve. Përvoja tregon që vrasjet kanë ndodhur në të shumtën e rasteve si një keqmenaxhim i momentit, si një incident dhe një ekzagjerim i përdorimit të armës nga një efektiv i forcave të rendit. Madje shpesh herë vrasjet në këto rrethana janë cilësuar si një vetëmbrojtje e tepruar nga ana e forcave të policisë, që, për të shpëtuar veten kanë qëlluar ndaj protestuesve.

Po Garda jonë, me 21 janar 2011? Duke parë qartazi pamjet kuptohet se nuk kishte asnjë arsye logjike dhe fizike që të qëllonte. Ata ishin shumë të mbrojtur brenda godinës të kryeministrisë, shumë larg nga protetsuesit e fundit. Pra nuk rrezikonin asgjë. Atëherë pyetja është: Duke mos pasur një motiv, kush e nxiti Gardën e Republikës për të vrarë shqiptarë në Bulevard, e duke plagosur deri edhe gazetarë?

Ish-kryeministri Sali Berisha, i dyshuari kryesor në nxitjen e vrasjeve, sot nxorri një tjetër version, duke treguar se mund të tallet sa të dojë dhe si të dojë me Drejtësinë e vjetër, me Drejtësinë e re, me gazetarët, me familjet e viktimave, duke i ndryshuar versionet e tij nga viti në vit. Tani pretendon që Garda qëlloi për të shpëtuar jetën e kryeministrit, që në fakt ishte mbyllur brenda zyrës së tij  në kushtet e sigurisë maksimale. Ai vazhdon të gënjejë lirisht. Në fund të fundit a nuk u rreshtuan në krah të Berishës prokurorë e ekspertë, gazetarë e mjekë, analistë e politikanë që e mbrojtën dhe e mbrojnë përballë daljes të së vërtetës?

Drejtësia e re duhet të kishte vendosur pikat mbi “i” për Gërdecin dhe 21 janarin 2011, duhet të tregonte se është ndryshe nga ata që renditëm pak më sipër; fakti që nuk po e bën ende këtë, tregon se edhe ajo ka frikë nga politikani më i dhunshëm dhe i vetmi që urdhëroi vrasje shqiptarësh në Shqipëri.

Next Post
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Irani kontaktoi drejtpërdrejt SHBA-në, dëshiron të arrijë një marrëveshje -

Trump kërcënon BE-në pas afrimit me Kanadanë: Do të vendos tarifa shumë të rënda!

September 17, 2026
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish futbollisti i Vllaznisë e Kombëtares, Esat Bushati!

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish futbollisti i Vllaznisë e Kombëtares, Esat Bushati!

September 17, 2026
Federata Angleze sfidon Infantinon dhe kërkon hetim për dy çështjet që tronditën FIFA-n: Hapini dosjet!

Federata Angleze sfidon Infantinon dhe kërkon hetim për dy çështjet që tronditën FIFA-n: Hapini dosjet!

September 17, 2026
“Me ça mrrokulle do hyjnë?”- Korreshi ironizon në Kuvend: Ne në fshat jemi akoma me parmenda, ju thoni Inteligjenca Artificiale!

“Me ça mrrokulle do hyjnë?”- Korreshi ironizon në Kuvend: Ne në fshat jemi akoma me parmenda, ju thoni Inteligjenca Artificiale!

September 17, 2026
Liga e Kombeve/ Mundësi e artë për Shqipërinë, Bjellorusia pa shtëpi dhe pa tifozë pas sanksionit të UEFA-s

Liga e Kombeve/ Mundësi e artë për Shqipërinë, Bjellorusia pa shtëpi dhe pa tifozë pas sanksionit të UEFA-s

September 17, 2026
Trafik ndërkombëtar droge dhe emigrantësh, SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

Kallëzimi i gjyqtarëve, SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave!

September 17, 2026
Ishin shpallur në kërkim, policia arreston dy të rinj (EMRAT)

Falsifikuan dokumentet për 1143 hektarë tokë, kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

September 17, 2026
“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

September 17, 2026

‘Jetimët’ e UÇK në Hagë, Albini që zhbëri Kosovën dhe ‘lotët’ e Berishës

September 17, 2026
“Jo në emrin tim!”- Taulant Xhaka shpërthen pas vendimit të Hagës, reagimi i tij tërbon mediat serbe: Gjithmonë me ju!

“Jo në emrin tim!”- Taulant Xhaka shpërthen pas vendimit të Hagës, reagimi i tij tërbon mediat serbe: Gjithmonë me ju!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com