• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradita nga e gjitha bota, si festohen Krishtlindjet në vende të ndryshme

by A R
24/12/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atmosferë magjike që vjen nga larg…Krishtlindje që festohen në mënyra të ndryshme, e të cilat bëjnë që shumë familje të mblidhen bashkë e të gëzojnë për harmoni dhe ditë më të mira

Festa e Krishtlindjeve ka pasur një histori të gjatë dhe të shumëllojshme. Prej shekujsh thuhet se është festuar në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra vërtet të ndryshme. Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë botën.

Në Filadelfia

Në Filadelfia fëmijët presin Babagjyshin në dritare së bashku me mamin dhe babin. Ndërkohë, të rriturit tregojnë historinë e Babagjyshit me detaje magjike, më pas hahet darka tipike e vigjiljeve. Por çfarë gatuajnë banorët e këtij vendi për këtë festë?

Proshutë Krishtlindjesh (një lloj mishi i pjekur), i shoqëruar me patate, panxhar të kuq dhe sallatë. Për ëmbëlsirë konsumojnë kek të vegjël me kanellë, xhenxhefil dhe reçel kumbulle. Sapo përfundojnë së shijuari, të vegjlit flenë mbi jastëk të mëdhenjtë pranë dritareve dhe si me “magji”, në mëngjes, gjejnë pakot me dhurata poshtë pemës së Krishtlindjeve.

Në Poloni

Përgatitja e një darke speciale për vigjilje, është një traditë polake. Njerëzit atje gatuajnë dhe u shërbejnë miqve dhe të afërmve, plot dymbëdhjetë pjata të ndryshme (si 12 dishepujt). Menyja, zakonisht, përmban supë me panxhar, ravioli, kërpudha, makarona me mbushje, si dhe pjata me bazë peshkun dhe krapin. Për të mos u harruar, është edhe një pjatë e madhe e mbushur me “wafer” (ëmbëlsirat tradicionale të meshës): personat e pranishëm në tavolinë, hanë secili nga një prej tyre në nder të lindjes së Jezusit. Në Poloni, pema e Krishtlindjeve bëhet pikërisht mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Në Austri

Në Austri, traditat e festimeve të Krishtlindjes fillojnë qysh më 5 dhjetor me “çorapet” e mbushura me ëmbëlsira dhe karamele. Por, sipas zonave dhe provincave, ekzistojnë shumë tradita, të cilat duhen respektuar dhe rituale që duhen ndjekur.

Për shembull, në Korintia, të gjithë së bashku përgatisin “Kletzenbrot” ( një lloj buke me dardha të thata) dhe sallam me lakër turshi (ushqim tipik austriak për të festuar Krishtlindjet). Në Salzburg, gatuhet “Bachlkoch”, një përzierje e qumështit me miellin, ndërsa më pas ndihet kudo rënia e një kambane magjike, e cila sinjalizon ardhjen e Krishtlindjeve.

Në Zvicër

Fëmijët zviceranë e zbukurojnë shtëpinë me dekorime të veçanta prej fijesh kashte dhe me lule të kuqe, blu dhe rozë. Por jo vetëm kaq; me rastin e Krishtlindjeve, atje përgatiten edhe biskota të veçanta të cilat vendosen në çdo dhomë pranë dritareve, për të “thirrur” Babagjyshin. Mbrëmjen e vigjiljes, për të ngrënë përdoret një supë speciale prej orizi me salsiçe dhe me qofte mishi.

Shumë i përzemërt në Zvicër është edhe festimi i Santa Luçias (më 13 dhjetor). Me këtë rast, vajza e madhe (ose mamaja, nëse shtëpia ka vetëm fëmijë meshkuj) vishet si Babagjyshi: me një mjekër të bardhë, me brez të kuq dhe një kurorë me drita të ndezura. E veshur në këtë mënyrë, “Santa Luçia”, sjell një qese të madhe të mbushur me ëmbëlsira për të gjithë familjen.

Në Meksikë

Në Meksikë, festa e Krishtlindjeve zhvillohet nëntë ditë para datës 25 dhjetor. Quhet “Las navidades” dhe festimet zhvendosen nëpër kishat kryesore të vendit. Gjatë këtyre ditëve, të cilat simbolizojnë shtatzëninë e Marias, në çdo shtëpi përgatiten dhuratat e mëdha të mbështjella me letër të kuqe. Disa prej tyre mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallame sheqeri.

Në prag të përfundimit të nëntë ditëve, zhvillohet një shfaqje e shkurtër, e cila njihet si “Las posadas”. Një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit. Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mirë.

Në Francë

Festimet e Krishtlindjeve në Francë fillojnë më 5 dhjetor, që është Shën Nikolla Eva, por Eva e Krishtlindjeve është koha më e veçantë në festën e Krishtlindjeve të Francës. Në ditën e Krishtlindjeve, familjet shkojnë në kishë dhe më pas gëzojnë një gosti të bollshme me ushqimet e mrekullueshme, duke përfunduar me bukën tradicionale de Noel, një tortë të mbushur me gjalp.

/a.r

Next Post
“Benzi” që drejtohej nga 27 vjeçarja përplas këmbësorin në Vlorë

“Benzi” që drejtohej nga 27 vjeçarja përplas këmbësorin në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

October 20, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

October 20, 2026
Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

October 20, 2026
“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

October 20, 2026
Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

October 20, 2026
FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com