• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradita dhe shtatë pritshmëritë për zgjedhjet në Kolonjë

by Java News
16/10/2016 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe partitë kanë shpallur kandidatët e tyre. PS nuk ka ende një shpallje zyrtare, por në rrugë informale kandidati i saj është mjeku Ilia Stefa. PD ka shpallur zyrtarisht kandidatin Dritan Hajro, propozim i Partisë Agrare Ambientaliste, aleate me PD. Më 2015 e majta fitoi me kandidatin Arben Malo (LSI), i cili papritur u nda nga jeta këtë vit. Pas testit të Dibrës zgjedhjet në Kolonjë përbëjnë një test tjetër politik. Fakti që PS në qeveri nuk ka lënë zonë të lirë për LSI (e cila mori mandatin drejtues më 2015) por e kërkon për veten, do të thotë, do ta shndërrojë testin e Kolonjës në një test dukshëm politik përballë opozitës, dhe test force edhe përballë aleatit të saj, LSI. Fakti që PD në opozitë hoqi dorë nga kandidatët e saj dhe përzgjodhi një kandidat të majtë në emër të aleatit të saj PAA, tregon se dëshiron të sigurojë besimin e PAA (një parti në rritje muajt e fundit) në zgjedhjet 2017 dhe se do të testojë kandidatët pragmatistë në zona bastione të së majtës.

Bashkia Kolonjë u krijua me ndarjen e re territoriale duke pasur si bërthamë Bashkitë Ersekë dhe Leskovik. Në të parën (Ersekë) ka dominuar në 25 vjet Partia Socialiste dhe aleatët e saj, ku spikatin katër mandate drejtimi nga Adriatik Brace. Në Leskovik ka dominuar e djathta, së fundi me disa mandate radhazi nga ish kryetari Fatmir Guda, një gazetar që u rikthye në vendlindje për të administruar disa mandate qytetin e tij. Bashkia numëron më shumë se 19 mijë banorë, por ka jo më shumë se 8 mijë zgjedhës efektivë. Bashkia përbëhet nga 8 njësi administrative, ku krahas dy ish bashkive, Ersekë e Leskovik, janë edhe ish komunat Qendër Leksovik, Novoselë, Barmash, Mollas dhe Çlirim.

Njësia kryesore mbetet ish Bashkia Ersekë, ndaj edhe analiza e rezultateve duhet përqendruar në këtë njësi. Referuar të dhënave krahasuese kandidatët e PS kanë dominuar në zgjedhjet lokale në Ersekë, madje edhe më 2011, kur aleati i saj LSI ishte në koalicion me PD, pra kundër kandidatit të PS. PD dhe LSI patën rreth 300 vota më pak se PS, kurse më 2015, PS e LSI kanë rreth 700 vota më shumë se kandidati i PD. Si parti politike, PS + LSI më 2015 shënuan 5808 vota ndaj 2379 të PD + aleatëve të saj.

7 tiparet e veçanta të zgjedhjeve në Kolonjë

Grafiku më poshtë ilustron emrat e kryebashkiakëve në Kolonjë (Ersekë) prej 1992, si dhe ecurinë e votave PS-PD midis viteve 2003-2015 në të njëjtën njësi.

kolonje2

A tregojnë grafikët trendin apo rezultatin 2016? Natyrisht të dhënat krahasuese kanë vlerë, por p.sh, në Dibër, në zgjedhjet e pjesshme PS mori shumë më tepër vota se në çdo zgjedhje tjetër në 26 vjet në këtë njësi, ndryshe nga të dhënat e tabelave dhe grafikëve, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të fundit lokale 2015. Zgjedhjet në Kolonjë janë interesante për disa arsye:

    Së pari, zgjedhjet nuk vijnë për shkak të një skandali (si në Dibër), por për shkak të një fatkeqësie. Kjo do të thotë, asnjëra palë nuk do të mund të flasë mbi bilancin e qeverisje lokale në Kolonjë gjatë 2015-2016.

    Së dyti, është provë nëse PS ia del pa një LSI aktive ku ndryshe nga Dibra, nuk kemi një PDIU aktive dhe as të fortë.

    Së treti, kemi një kandidat të një partie që drejtohet nga një figurë e majtë politike (ish ministri socialist Duka), i afërm i ministrit të sotëm në qeveri Koka. Pra, nuk pritet të kemi zgjedhje konfliktuale por më shumë pragmatiste.

    Së katërti, kemi një test politik për rezultatet e deritanishme të qeverisë në një zonë jugore (pas testit verior në Dibër), një shenjë paralajmërimi për zgjedhjet 2017.

    Së, pesti kemi kandidatë të majtë në një zonë bastion të së majtës. Referuar nivelit të identitetit të majtë dhe natyrës së sjelljeve pragmatiste të votuesve, kandidati aktual i të djathtës mund të mbledhë votat militante të së djathtës, dhe të përçajë të majtën lokale.

    Së gjashti, zgjedhjet do të administrohen nga KQZ, por megjithëse dekreti është firmosur dhe praktika zgjedhore ka nisur, ende Kuvendi nuk ka zgjedhur kryetarin e KQZ. Mandati aktual përfundon brenda 48 orëve, kurse politika, si edhe më parë, nuk ka arritur ende të gjejë zgjidhje ligjore (ose nuk ka ende konsensus në bisedimet e fshehta mes palëve) për drejtimin e KQZ, gjë që mund të ketë ndikim në vonesat/cilësinë e administrimit zgjedhor edhe në Kolonjë.

    Së fundi, prej 1994 çdo zgjedhje e pjesshme është fituar nga kandidati i qeverisë, sepse ajo ushtron presion, përdor potencialet e saj për “blerjen” e votës, zgjedhësit janë pragmatistë, etj. Por në Kolonjë duhet pritur nëse trendi ruhet apo ndryshon, sidomos nëse qeveria përdor edhe më tej të gjitha potencialet e saj financiare e politike, – një tregues kritik që mund të ketë kosto politike për të në pritshmërinë ndërkombëtare për aftësitë e saj për të organizuar e menaxhuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare në standardet e kërkuara, të cilat, p.sh, në Dibër, nuk u respektuan.

Isp/d.i.

 

Next Post
Kush është “kamikazi” që i mori jetën 3 vajzave në Sukth? E rrëfen miku i tij

Detajet e reja/ Zbulohet shkaku se përse "kamikazi" po ecte në krah të kundërt të autostradës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

February 24, 2026
The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

February 24, 2026
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In