• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradhtia e Dritan Abazovicit dhe e Mark Milanit

by Frrok Çupi
30/03/2022 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Pas ca kohe edhe Dritan Abazoviç i Malit të Zi, mund të na dalë ‘tradhtar’. Tani për tani po ngremë botën më këmbë se ‘një shqiptar’ po bëhet kryeministër i Malit të Zi. Dje gati pëlcitën torbat me lajme nga festa në Ulqin, ku Lëvizja Ura e Dritanit fitoi zgjedhjet vendore; 15 ulëse nga 33. Dritan Abazovic u bë shtysa kryesore që rrëzoi qeverinë e Zdravko Krivokapiq, këtë fillim shkurti. Tani pritet që në krye të qeverisë së shtetit fqinj me ne, të vihet ‘shqiptari Dritan’.

Pyetja shtrohet: ‘A është shqiptari Dritan’ ai që udhëheq shtetin në krahun tonë, apo është ‘kryeministri Dritan Abazovic’ që kryeson qeverinë e shtetit tjetër?

Këtu mund të nisë të shfryhen thasët me lajme të bujshme; të zbrazen por mbase edhe të mbushen me helm! Madje këtu mund të nisë të quhet ‘tradhtar’ Dritani ‘shqiptar’. Se këtu e bëjmë ngatërresën, ashtu siç ngatërrohen shoqëritë e dobëta mes obsesioneve dhe realiteteve; mes nacionalizmit dhe llojit të dyfishtë.

Pse e them këtë frikë se një ditë do të quhet ‘tradhtar’ ky shqiptari ynë?

E para, pse kemi një provë me një shqiptar tjetër po kaq apo edhe më të shquar, sa Dritani. Ky është MarkMilani, dhe ka vija tmerrësisht të ngjashme me Dritanin. MarkMilani, edhe ky është një burrë i madh i Malit të Zi, gjeneral dhe komandant i Ushtrisë, në vitet 1833 deri 1901. Në luftën mes shqiptarëve dhe Malit të Zi ai udhëhoqi ushtrinë e shtetit të tij, prandaj është quajtur herë ‘tradhtar’, herë ’gjeneral i zi’ e plot sulme deri në përsiatje akademikësh. ‘MarkMilani po ban seri/ 30 vetë i preu ni njeri/ Që e ka emrin Jakup Ferri’, thotë një këngë inkurajuese e kohës. Jakup Ferri ishte një luftëtar i shquar shqiptar nga Gucia, që printe shqiptarët në luftë dhe ra në luftë kundër ushtrisë së Markut…

-Unë jam komandant i ushtrisë së shtetit tim, Mal i Zi, dhe kryej detyrën shtetërore- pat shkruar MarkMilani.

‘Por shqiptarët i dua dhe i admiroj!’, shkroi në letërsinë e tij.

Gruaja e tij, Stefa, pas vdekjes së të shoqit pat shkruar se ‘zakonet dhe virtytet e shqiptarëve ishin dobësia e MarkMilanit’.  MarkMilani është autor i disa librave kushtuar shqiptarëve; mes të cilave më i njohuri dhe i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, është edhe libri “Shembuj Burrërie dhe Trimërie – Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve”. “Shpirti, arsyeja dhe nderi, aty kanë zanafillën e tyre. Vetëm ndërhyrja e diçkaje hyjnore ka bërë që ata ta lakmojnë nderin dhe të jenë xhelozë për të! Ja, përse shqiptarët e duan aq shumë nderin dhe nuk u dhimbset as jeta për të”, shkruan MarkMilani në këtë libër. Sipas MillovanGjillas, MarkMilani është ‘dijetari dhe autori i dytë më i madh i Malit të Zi pas PeterPetroviqNjegoshit’.

Bash për këtë arsye, studiues në Mal i Zi e quajnë ‘tradhtar shqiptar’.

Por a është sot e kësaj dite ‘tradhtar’ për shqiptarët MarkMilani? Pyetni rapsodët, pseudo- studiuesit, nacionalistët, kokë- boshët…, dhe do të të thonë ‘po, është tradhtar, sepse MarkMilani ishte komandant i ushtrisë së Malit të Zi’.

-Po a ishte, vallë, në shtetin e tij?

Kështu kam frikë se do të ndodhë me Dritan Abazovic. Tani për tani, si rapsodët, edhe nacionalistët, edhe kokë- boshët…, ngrihen në hava e thërrasin ‘shqiptari ynë, kryeministër’; por nesër do të quhet ‘MarkMilan’ prej tyre. Një ditë edhe Dritani do të detyrohet t’u thotë: ‘Ore, a jeni në vete?! Unë jam kryeministër i Malit të Zi’.

Atëherë nuk do t’i lënë gjë pa thënë. Gjëja e parë që do t’i zbulojnë, është më e thjeshta: Mbiemri Abazovic, shkurt Abaz- me një shtesë si xhufkë malazeze ‘viç’. Akti i parë sapo t’u hipë inati, do të jetë ky: ‘Hiqe ore atë xhufkë, je Abaz’. Edhe MarkMilani, emrin e vërtetë e ka MarkMiljanovPopovic, por në gojën e patriotëve shqiptarë i ranë disa shkronja ‘të mallkuara’.

Kur Dritan Abazovic do të nisë të kryejë detyrën si kryeministër i Malit të Zi, atëherë nis rreziku të quhet ‘tradhtari’… Nacionalistët dhe mendje- mbyllurit nuk njohin as shtetin dhe asgjë tjetër, përveç epërsisë së tyre. Nacionalizmi (lloji i keq) qëkur hyri, hyri si ide e epërsisë së kombit të vet ndaj kombeve të tjerë. Sa shpesh dëgjojmë që thuhet se ‘tani kemi tre kryeministra, mund të kemi katër, shqiptarë në Ballkan”. Në fakt, gjithmonë do të kemi vetëm një kryeministër të Shqipërisë.  Sa herë dëgjoj që thonë se George Uashingtoni ishte shqiptar nga Peja; se DonaldTrampi nga Fani; se George Bush dhe Albriht janë nga Himara…

Nacionalisti jo vetëm që nuk neveritet nga krimet e tij, por ka aftësi për të mbyllur sytë dhe veshët dhe për të mos dëgjuar askënd tjetër.Nacionalizmi është një qenie e ngopur nga vetëmashtrimi.

Por vallë, pse jetojmë në kohë moderne, në shoqëri shtetërore, a ka vlerë kjo?… Dritan Abazovicin mund ta gjuajnë me gurë shqiptarët e Muriqanit.

-E kush je ti more MarkMilani!?- i qenë drejtuar atëherë duke i përmendur se ‘ti nga fshati Kuç i Kelmendit je!’… E kush je ti, Dritan?, do t’i drejtohen edhe këtij sapo të mos gjejnë vend në hotelet- kazino në Budva. Për këta, tjetri- qoftë komb ose individ, konsiderohet si milingona- shkruan Orwell- milingona që njëra emërtohet ‘e mirë’, tjetra ‘e keqe’.

Tani për tani Dritani- shqiptari, quhet i mirë, para se të bëhet kryeministër i kombit tjetër.

Next Post
Liderët çekë bien dakord, pajtohen për t’iu lejuar qytetarëve të shkojnë të luftojnë në Ukrainë

"Premtimi i Moskës për tërheqje"/ Ish-ministri rus: Pretekst për të fituar kohë para se të sulmojë më keq Ukrainën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

December 28, 2025
Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

December 28, 2025
“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

December 28, 2025
Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze

Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze

December 28, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Dhjetor 2025

December 28, 2025
Ministrat e Jashtëm të Kinës, Kamboxhias e Tajlandës takohen në përpjekje për të konsoliduar paqen

Ministrat e Jashtëm të Kinës, Kamboxhias e Tajlandës takohen në përpjekje për të konsoliduar paqen

December 28, 2025
Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

December 28, 2025
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

December 28, 2025
Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

December 28, 2025
Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com