Një milion e 400 mijë euro në muaj. Ky është detyrimi mujor që Silvio Berlusconi duhet të kalojë në llogarinë e ish bashkëshortes Veronica Lario.
Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Monzas, e cila ka konfirmuar shifrën që gjykatësja Anna Maria di Oreste kishte përcaktuar gjatë një seance gjyqësore në procesin e divorcit. Lario kisht ekërkuar një shumë prej 3 milionësh.
Gjykata e Monzës në Itali, gjatë muajit shkurt të vitit të shkuar ka shkurorëzuar çiftin Berlusconi duke lënë të hapur çështjen ekonomike, e cila u mbyll sot. Veronica Lario kishte kërkuar të binte dakord për një shumë të mesme me Berlusconin, ndërsa sot ka dalë nga gjykata me një shumë mjaft të majme.