• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradhëtia e yllit të futbollit: Pashë telefonin e burrit dhe u trondita nga fjalët e dashnores së tij!

by A R
24/11/2021 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

trazoi botën e futbollit, rrëfehet Wanda Nara: Si i gjeta mesazhet në telefonin e Icardit dhe çfarë i thashë Chinës

Çështja Mauro Icardi – Wanda Nara është ajo që ka dominuar kopertinat e mediave rozë gjatë muajit të fundit, pasi pikërisht një tradhti e supozuar e sulmuesit ndaj bashkëshortes së tij, ka bërë që çifti të shkonte në prag të ndarjes.

Megjithatë tashmë është rikthyer normaliteti dhe me gjak të ftohtë, Wanda ka gjetur kohën të sqarojë njëherë e mirë atë që ndodhi mes të dyve, nëpërmjet një interviste të dhënë për mediat franceze.

Modelja argjentinase rrëfen me detaje se si zbuloi komunikimin e bashkëshortit të saj me aktoren China Suarez, teksa thekson se pikërisht për shkak të impulsivitetit të saj, çështja mori përmasa të mëdha mediatike.

“Isha duke folur me vajzën që na organizon festat në Paris dhe ajo më kërkoi një foto të vajzës së vogël, për të përgatitur ftesat për ditëlindje. Në atë moment u kujtova që në telefonin e Mauros kishte një foto interesante dhe u futa të kontrolloj, por gjeta një “screenshot” të një bisede me Chinën dhe aty shpërtheva.

Fakti që çështja mori përmasa kaq të mëdha, lidhet me impulsivitetin tim, që në vend të bisedoja me motrën time, apo dikë tjetër, shpërtheva menjëherë me një postim në Instagram. E vërteta është se unë e kisha kontrolluar shumë herë telefonin e Mauros dhe nuk kisha gjetur asgjë”, rrëfen argjentinasja.

Wanda Nara vijon rrëfimin e saj duke treguar se çfarë bëri pasi pa mesazhet, teksa zbulon edhe komunikimin me China Suarez, por edhe arsyet pse vendosi të falë Mauro Icardin dhe t’i rikthehen normalitetit.

“Menjëherë pasi pashë mesazhet, mora fëmijët dhe u nisa për në Itali me avionin e parë, ku takova mikeshat e mia. Të gjitha më thanë se po bëja një rrëmujë të kotë dhe se duhej të qetësohesha, ndërsa më pas fola me Mauron, të cilin e pyeta se si do të sillej po të gjente diçka në telefonin tim.

Ai më tha se do të divorcohej menjëherë. Në mesazhe pashë fjalë që një gruaje me idealet që kam unë, nuk i shkojnë përshtat t’i shkruajë.

Megjithatë telefonova Chinën për t’i kërkuar ndjesë për etiketimet që përdora për të, ndërsa më pas bëra një bisedë me Mauron dhe pashë pendimin në sytë e tij, ndaj vendosa që të çojmë përpara martesën tonë”, deklaroi Wanda.

Next Post
Marina dhe Getoari bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë vajza e tyre

Marina dhe Getoari bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë vajza e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In