• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tradhëtarë”, të 28 viteve bashkohuni…

by Kreshnik Spahiu
05/04/2019 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu/ 

Dy javë më parë i urova datëlindjen ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, të dy jemi miq të vjetër e gjithashtu miq në rrjetin social Facebook. Hera -herës këmbejmë mesazhe urimi si dhe ndajmë opinione rreth situatave e ngjarjeve të ndryshme.

Ja urova datëlindjen unë, por dhe mijëra qytetarë. E uroi çdokush por jo Sali Berisha!
Ne, që e uronim as nuk kemi punuar, dhe as jemi rritur për shkak diferencave në moshë, ndërkohë ai që bashkëpunoi me të për një dekadë dhe e zgjodhi si kryeministër, jo vetëm e ka humbur miqësinë por i ka shpallur armiqësinë duke mos i uruar as datëlindjen.
Ata ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri, kam patur rastin ti takoj disa here, qoftë Meksin, qoftë Berishën.

Ish kryeministri Meksi ecën rrugëve i lirë dhe pa frikë, Berisha ka mbi 20 vjet që nuk del nga makina e blinduar. Po a ishte ky Aleksandër Meksi që Berisha bënte be e rrufe se është truri intelishencës 1990-1997? Sigurisht që ky është Aleksandër Meksi dhe po ky është Berisha. Asnjë nga të dy ska ndryshuar.

Vetëm Berisha e quante hero dikur, dhe sot e liston si “tradhëtarë”.
Thjesht dhe e thënë troç, asnjë ndryshim nga Enver Hoxha, i cili në çdo kongres përdorte politikën “e kuajve të lodhur”. Largonte gjysmën e partisë si tradhëtarë dhe e mbushte me kooperativistë, karrocierë, brigadierë, shoferë, duke vrarë kështu elitën intelektuale. Berisha nuk i vret fizikisht të gjithë por i vret politikisht.

Kështu vrau Azem Hajdarin, kështu vrau Eduard Selamin, Gramoz Pashkon, Abdi Baletën, Besnik Mustafain, Petrit Kalakullën, Tomor Dostin, Arben Meçen, Ridvan Peshkopinë, Uran Butkën, Tomor Malasin, Preç Zogajn, Jozefina Topallin,…. deri tek Rudina Hajdari. Numri i drejtuesve që nuk përmenda arrin afro 5900, të gjithë jo anëtarë, por titullar në PD.
I ka larguar në periudha të ndryshme dhe gjithmonë me një motiv si “tradhëtarë” të partisë. Nuk ka ruajtur as bashkëpunimin dhe as komunikimin njerëzor. Është në hasmëri me ata sepse u ka vrarë karrierën dhe i ka flakur rrugëve. Ka krijuar partinë e mllefeve të tij personale por edhe Partinë e Mllefeve të Argitës. Aq armiqsor janë “atë dhee bijë” me njerëzit sa njeriu më i ngushtë i tij, Bazhkim Gazidede, vdiq pa e takuar sepse nuk e priste në zyrë, ndonëse ai i kishte kërkuar takim mbi 10 herë. Gazidede nuk mundi ta takonte sepse Berisha i mbante inat që kërkoi azil politik në Turqi. As kur u shtrua në spital nga kanceri nuk pati asnjë telefontatë njerëzore nga Berisha.

Pyetja është pse vetëm Berishës i dalin tradhëtar me mijra dhe majtas nuk ndodh ky proçes?

Kështu ka armiqsuar me mijëra drejtues të djathtë ku secili prej tyre ka një mini-armatë simpatizantët. Kur i sheh veç e veç numrat e simpatizantëve mund të duken të parëndësishme por së bashku janë së paku gjysëm milion. Shumë demokrat kokë-bosh kur të lexojnë këto rreshta e di që do thonë ç’na duhen këto emra, por kanë aq mendje të shkurtër sa nuk do ta kuptojnë dhe kujtojnë që dikur ata krenoheshin me këta emra që sot janë kthyer në armiq.
Dikur e shikonin aq të fort Bamir Topin sa thonin: “Bamiri me një telefonatë i ka heq 30.000 vota Sokol Olldashit për kryetar Bashkie”.
Ja pra, disa vota Jozefina, disa Patozi , disa Meksi, disa Bamiri, disa Hajdari, disa Ruli, disa Bode, disa ballistët, disa legalistët, disa kuqezinjtë … në fund ju doli bilanci me 300.000 vota më pak.
Berisha nuk i largoi, por ai i shpalli armiq dhe këtë e bëri me qëllim që ata të humbnin mbështetjen. Tashmë ka mbetur i vetëm me shokët dhe shoqet e vajzës që nuk u dhimbset as partia dhe as nuk gjenerojnë dot mendim politik.
E di që shumë nga ju do i shani hajdutë dhe të korruptuar. Ndoshta keni të drejtë por të gjithë “tradhëtarët” së bashku kanë më pak pak para sesa Sali Berisha i vetëm.
Të gjithë bashkë kanë vrarë aspak dhe kanë vjedhur shumë pak nëse i ktahason me Berishën.

E njoh atë parti që nga dita e themelimit. Njoh çdo “tradhëtarë” dhe çdo familjar. Jam i lumtur që kurrë në jetë nuk mora teserën e Partisë Demokratike. Më besoni që lista e “tradhëtarëve” është më e gjatë, më elitare, më e djathtë, më profesionale, më besnike dhe më fisnike, sesa këllirat e servilëve që vërtiten tek rrugica e Salës për ti thënë mirëmëngjes Doktorit kur futet me vrap në makinën e tij të blinduar apo që ti shohi familja se po i bëjnë roje poshtë pallatit.

Ah më ndjeni se për pak harrova Lul Bashën, por ai nuk hyn më në asnjë listë sepse qoftë tradhëtarët apo trutharët, i ka larguar apo afruar Sali Berisha. Basha s’mund jetë më lider i opozitës pasi misioni politik i një lideri opozitar është të bashkojë dhe jo të përçajë, është të afrojë dhe jo të largoj.

Të dashur demokratë, lëreni Berishën të shkojë se i ka mbyllur llogaritë politike, dhe punon vetëm për skemën familjare. Ju keni një mision dhe ëndrra të tjera nga Berisha. Ai është herë në qiell dhe herë 10 pash nën tokë, kurse ju jeni me këmbë në tokë!
Askush nuk e tradhëtoi “Enver Hoxhën” por ai preu në besë shokët e tij.
Të largosh Berishizmin është patriotizëm.

Edi Rama është me fat që kundërshtar ka Berishën dhe shokët e së bijës. E në këto kushte qeverisja e tij autoritare s’ka opozitë.
Për këto arsye, Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj. Është koha tu bëjmë thirrje: “Tradhëtarë, të 28 viteve bashkohuni”

Next Post
Lista / Vakancat në Kushtetuese, 41 kandidatë për 9 mandate, kush dominon

Lista / Vakancat në Kushtetuese, 41 kandidatë për 9 mandate, kush dominon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In